Motivuese

Çdo zemër e ka një kohë të sajën

Ndarje, humbje, zhgënjime. Ka dhimbje që nuk mund të shmangen. Ato duhet të gjejnë hapësirën dhe kohën e tyre për t’u shëruar brenda nesh. Dhe çdo zemër ka kohën e vet.

Çdo zemër e di, edhe nëse jo në momentin që ndodh, sa mund të mësojë nga dhimbje të caktuara. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme dhe e shëndetshme për zemrën tonë, që të mos insistojmë ose ta detyrojmë që të shërohet sa më shpejt.

Të nxitosh për të përmirësuar është të luash kundër saj. Do të thotë ta parandalosh  nga të mësuarit prej këtyre emocioneve dhe, me kalimin e kohës, për të marrë pjekurinë e nevojshme për të mos “rrjedhur gjak” më shumë se më parë. Edhe pse është e tmerrshme të ndiejmë dhimbje, është e drejtë që të kemi frymën për t’u shëruar.

Kur nuk e mohojmë bashkëjetesën me këto pasiguri, me këto rënie që kemi kaluar, zhvillojmë një ndjenjë kyçe për përmirësimin tonë: elasticitetin.

Pa shenja emocionale, pa goditje dhe konflikte të brendshme, nuk mund të rritemi shumë. Dhe përvetësimi i këtyre gjërave nuk do të thotë që të kemi deyrimin të kalojmë shumë pengesa. Do të thotë edhe që duhet t’ia fshehim botës ndjenjat tona.

Por kur ndjen një dhimbje shumë të fortë, ajo të bën të humbësh ekuilibrin në zemër. Dhe nxjerr shumë mësime. Frika e vetmisë nis të të shqetësojë më pak. E shohim si pikënisje drejt përvojave të reja.

Të shohësh jetën më me qetësi, më me ëmbëlsi, me sy më të sinqertë. Kjo duhet bërë. Çdo zemër ka një kohë. Nuk është kurrë e kotë që ta presësh. Zemra nganjëherë është një rrotë gjigande që pak nga pak lëviz dhe gjen motivin e saj.

Leave a Reply

Back to top button