Motivuese

Çdokush është perfekt. Çdokush është unik. Çdokush ka vlerë…

“Blije këtë makinë, sepse kështu do të vardisen vajzat. Bliji këto të brendshme dhe do të të vardisen djemtë”. Duke i dëgjuar kaq shpesh, kemi nisur t’i besojmë këto gënjeshtra, por e vërteta është se make up-et që ata shesin për të të bërë të ndjehesh e bukur, janë të njëjtat me ato që ti ble për të mos u ndjerë aq keq pas çdo fyerjeje të tipit “Nuk je e mjaftueshme” që të thonë të tjerët.

E njëjta gjë ndodh edhe me filmat që ne shohim. Na duket çdo gjë kaq e bukur tek filmat romantikë, saqë duam ta përjetojmë edhe ne një dashuri të tillë aq të madhe sa në filma. Por harrojmë të mendojmë se sa shumë e duam ne  veten tonë. Harrojmë se sado e bukur të duket dashuria në filma, nëse ne nuk e duam mjaftueshëm veten tonë, nuk kemi për të dashur asnjë person tjetër.

Kisha një mikeshë që më thoshte përherë: “Jam e shëmtuar; jam e dobët; nuk vlej” dhe unë përherë ia ktheja me të kundërtën: “Je e bukur; je e fortë; vlen sa gjithë diamantët e botës”. Gjithmonë do ta bëja të ndihej mirë, derisa një ditë ajo më pyeti: “Si ka mundësi që ti më bën mua të ndihem kaq mirë, ndërkohë që edhe vetë tregohesh i keq me veten tënde?”. Nuk kisha çfarë t’i thoja. Pastaj ajo vazhdoi sërish: “Duhet ta trajtosh veten tënde, siç trajtoje dikë që e ke dashur më parë”.

Ato fjalë më bënë të reflektoja gjatë. Kisha kohë pa e parë veten në pasqyrë dhe pa i kujtuar vetes se personi që do të më shihte mbrapsht nga pasqyra, do të ishte i vetmi që do të më bënte të lumtur dhe do të më bënte të kuptoja se unë isha i mjaftueshëm. Askush tjetër nuk do ta bënte një gjë të tillë. Këtë gjë duhet ta kuptojnë të gjithë. Të gjithë janë unikë. Të gjithë janë perfektë dhe nuk duhet ta harrojnë asnjëherë diçka të tillë.

Fillo që sot ta shohësh veten në pasqyrë dhe thuaji vetes: “Unë jam ai/ajo që kam kërkuar përherë të jem”.

Leave a Reply

Back to top button