Akademia e Arteve dhe Shkencave njoftoi të hënën se ceremonia e 93-të e Akademisë së Çmimeve do të vonohet deri më 25 Prill, ndryshimi më i fundit i bërë për ndarjen e sezonit, pasi industria po vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit. Periudha e pranueshmërisë gjithashtu është zgjatur me dy muaj deri në 28 shkurt ndërsa nominimet do të shpallen në mes të marsit.
Lajmi doli disa ditë pasi akademia njoftoi synimin e saj për të paraqitur një seri më gjithëpërfshirëse të standardeve të pranueshmërisë, një nga veprimet e para të qarta të ndërmarra për të diversifikuar listat e filmave konkurrues. Këto standarde, janë pjesë e një iniciative të quajtur Academy Aperture 2025, që do të zhvillohet nga një grup pune me ndihmën e Producentëve Guild të Amerikës. Washington Post / bota.al