Bota

Çfarë bëri Britania?! Nga “triumf tek Trump”, reagimet nga e gjithë bota

Screen Shot 2016-06-24 at 11.52.39“Populli britanik ka marrë një vendim shumë të qartë. Unë mendoj se vendi ka nevojë për udhëheqje të re… Nuk mendoj se do të ishte e drejtë që të përpiqesha dhe të isha unë kapiteni”.

David Cameron, Kryeministër i Britanisë së Madhe

“BE po vdes. Ne i kemi dhënë vetes shansin të ribashkohemi me botën… 23 qershori duhet të bëhet një festë kombëtare dhe ne do ta quajmë Dita e Pavarësisë”.

Nigel Farage, udhëheqës i Partisë për Pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP)

“Eshtë një moment historik, por sigurisht nuk është moment për reagime histerike. Gjithmonë do të kujtoj atë që më thoshte im atë: ajo që nuk të vret, të bën më të fortë”.

Donald Tusk, President i Këshillit Europian

“Eshtë një gjë shumë e madhe!”

Donald Trump, Kandidat për President në SHBA

“Dua t’u dërgoj një mesazh pothuaj 1 milionë europianëve që jetojnë në Londër, të cilët japin një kontribut shumë të madh për qytetin tonë – duke punuar shumë, duke paguar taksat, dhe duke kontribuar për jetën tonë qytetare dhe kulturore. Jeni të mirëpritur këtu”.

Sadiq Khan, Kryetar i Bashkisë së Londrës

“Bota dotë jetë pak më pak e sigurtë, pa rolin më të madh që Britania e Madhe kishte si anëtare e BE-së”.

Philip Hammond, Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar

“Për 40 vite, marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me BE-në ka qenë e paqartë. Tani është e qartë. Vullneti i votuesve duhet respektuar”.

Martin Schulz, President i Bashkimit Europian

“Singapori do të vazhdojë të kultivojë lidhjet me Britaninë e Madhe, e cila është një partner dhe mik i kahershëm. Shpresojmë se me kalimin e kohës pasiguria do të zhduket, dhe do të marrim më të mirën nga realiteti i ri”.

Lee Hsien Loong, Kryeministër i Singaporit

“Dieta e Brexit: Si të humbasësh miliarda stërlina brenda pak minutash”

David Rothkopf, analist

“Pikëpamjet kundër establishmentit, populiste, nacionaliste që sollën Brexit janë të ngjashme me ato që sollën ngjitjen e Sanders dhe Trump në SHBA. Tani rezultati i zgjedhjeve të nëntorit është i pasigurtë”

Richard N. Haass, President, Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë / bota.al

Leave a Reply

Back to top button