Shkence

Çfarë e bën uljen në Mars të ndryshme nga ajo në Hënë?

Screen Shot 2016-07-21 at 13.59.42Janë 3 elementë që e bëjnë uljen në planetin Mars të ndryshme nga ulja në Hënë. I pari është graviteti – përshpejtimi për shkak të gravitetit në Mars është 3.7 metra për sekondë në katror, ndërsa në Hënë është 1.6 metra për sekondë në katror, kësisoj graviteti në Mars e tërheq më shpejt një anije kozmike. Dallimi i dytë është se Marsi ka një atmosferë, ndërsa Hëna është pa ajër.

Një një ulje në Mars, mund të përdoren parashutat për të ngadalësuar zbritjen e anijes, por

këto nuk do të funksionin në Hënë. Hyrja në atmosferën e Marsit gjeneron ndërkohë nxehtësi nëpërmjet fërkimit, kështu që anija Marsiane ka nevojë për mburojën kundër nxehtësisë. Dallimi i tretë është distanca ndërmjet Tokës dhe Hënës, e cila mesatarisht është 384.000 kilometra, dhe distanca midis Tokës dhe Marsit, që varion nga 55 – 400 milionë kilometra.

Kjo ndikon tek koha që i duhet sinjalit për të arritur anijen nga Toka. Në Hënë, një anije mund të kontrollohet në kohë praktikisht reale, por në Mars vonesa në kohë do të thotë se një anije duhet të jetë e aftë të zbresë vetë pa ndihmë nga Toka. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button