Në lidhje me këtë çështje janë marrë studiuesit e Laboratorit të Gjumit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Lisbonës në Portugali. Studiuesit arritën në një përfundim kurioz dhe të papritur, duke theksuar se ëndrrat që shfaqen në gjumin e njerëzve të verbër që nga lindja… janë të njëjta me ato të njerëzve të zakonshëm!
Studimi i universitetit portugez, ka përfshirë studimet e mëparshme mbi këtë çështje, të cilat e trajtonin atë nga pikëpamja psikologjike, me metodat e tjera të analizës. Në fakt studuesit, kanë përdorur mjetet e matjes së aktivitetit ëndërrues si në rrafshin cilësor ashtu edhe sasior, duke zbuluar se të verbërit, në ëndrrat e tyre shohin imazhe ashtu si ne të tjerët, edhe pse askush prej tyre nuk ka përjetuar ndonjëherë një përvojë të tillë.
Helder Bertolo, biofizikanti përgjegjës për studimin, thotë se njëlloj si tek të ata që shohin, edhe në fazën REM të gjumit të personave të verbër aktivizohet lëvorja vizuale, pra ajo pjesë e trurit ku mbërrijnë imazhet e kërkuara. Kjo do të thotë se edhe tek të verbrit ëndrrat janë vizuale. Ndërkohë është normale të shtrohet një tjetër pyetje:si mundet të vërbrit të shohin (edhe pse në ëndërr) gjëra që nuk i kanë parë kurrë?
Tani për tani komuniteti shkencor ngre vetëm hipoteza. Ndërkohë besohet se imazhet mund të gjenerohen nga “bashkëpunimi” ndërmjet aktivitetit të korteksit pamor dhe veprimtarisë së organeve të tjera shqisore, si prekja, dëgjimi, aroma dhe shija. Megjithatë nuk përjashtohet që qënia njerëzore të zotërojë një lloj të dhënash në formën e imazheve “të lindura”, të përdorura për të ruajtur speciet. /bota.al