Enciklopedike

Çfarë është i ashtuquajturi “Efekti Moxart”?

Screen Shot 2016-07-21 at 14.14.18“Efekti Moxart” ka të bëjë me një teori të caktuar shkencore që ka për protagonist kompozitorin e famshëm Volfgang Amadeus Moxart. Në vitin 1991 koncepti i efektit Moxart u prezantua nga studiuesi francez Dr. Alfred A. Tomatis, otolaringolog, në librin e tij “Pse Moxarti?”, ku pretendonte se dëgjimi për një kohë të gjatë i muzikës së kompozitorit austriak, qe në gjendje të ndihmonte në rrikthimin e dëgjimit, dhe madje edhe për të shëruar dhe zhvilluar trurin e njeriut.

Megjithatë teoria fitoi famë të veçantë në vitin 1993, kur fizikantët Gordon Shou dhe Frensis Roshe publikuan një studim të plotë mbi efektet e muzikës së Moxartit në revistën shkencore “Nature”:një grup studentësh, pasi dëgjuan për 10 minuta një sonatë të mjeshtrit vjenez, dëshmuan një përmirësim të aftësive të arsyetimit hapësinoro-kohor.

Studimi pati një ndikim të madh edhe në media, dhe në vitin 1997 një profesor muzike nga Teksasi i SHBA-së, botoi një libër që u bë bestseller, i titulluar pikërisht “Efekti Moxart”. Kjo teori e diskutueshme ka magjepsur prej vitesh imagjinatën kolektive, por shumica e shkencëtarëve dhe profesionistëve të fushës besojnë se bëhet fjalë për një mit, dhe se ky efekt i veçantë nuk është për shkak të muzikës unike të Moxartit, por një karakteristikë e përbashkët të të gjitha melodive:dëgjimi i muzikës (qoftë klasike apo nga këngëtari i preferuar) ndihmon në prodhimin e dopaminës, një substancë që kontribon në zhvillimin e një rendimenti më të madh në nivelin konjitiv. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button