Thenie

Çfarë është jeta? Atë që e kemi paksa të vështirë ta përkufizojmë ne, përpiqen ta përkufizojnë këto thënie…

“Jeta është ajo që të ndodh, ndërkohë që je i zënë duke bërë plane të tjera”.

“Jeta është 10% çfarë të ndodh dhe 90% se si reagon, ndaj asaj që të ndodh”.

“Jeta nuk është gjetja e vetes. Jeta është krijimi i vetes”.

“Jeta është si një monedhë. Ti mund ta shpenzosh atë në mënyrën që dëshiron, por ti e shpenzon atë vetëm një herë”.

“Jeta është diçka ironike. Duhet të mërzitesh për të kuptuar se çfarë është lumturia. Duhet të dëgjosh zhurma për të kuptuar vlerën e heshtjes. Duhet të ndjesh mungesën për të vlerësuar prezencën”.

“Jeta nuk është një garë, por një udhëtim që duhet shijuar në çdo hap që hedh”.

“Jeta është një rrugëtim që duhet ndërmarrë, pavarësisht se sa e vështirë është rruga apo sa të vështira janë kushtet”.

“Jeta është udhëtimi më i gjatë që mund të ndërmarrësh ndonjëherë”.

“Jeta është arti i të vizatuarit pa një gomë për të fshirë ato çfarë bën gabim”.

“Jeta është si një roman që e shkruan dita-ditës. Bëje romanin tënd më të shiturin”.

Leave a Reply

Back to top button