A është fytyra e Zotit ajo në bukën tënde të thekur? Shumë njerëz shohin fytyra në gjithfarësoj vendesh, edhe pse nuk vuajnë aspak prej iluzioneve psikotike.
Nëse shihni fytyra në vende të çuditshme, mund të jeni duke përjetuar një fenomen psikologjik që quhet pareidolia. Ka shembuj të pareidolias kudo në botë, ajo është magjike dhe e bukur në thjeshtësinë e saj.
Nga greqishtja, para domethënë “gabim” dhe eidolon “imazh”. Të dyja kombinohen për të formuar apofeninë. Apofenia do të thotë të shohësh modele në gjëra të zakonshme. Shumë prej nesh e përjetojnë përditë këtë. Një prej rasteve që ndodh më shumë është kur shohim imazhe tek retë. Ndonjëherë na ndodh që me format e reve të bëjmë një kopsht zoologjik të vërtetë.
Një nga shkaqet kryesore është imagjinata e atyre që shohin përtej të dukshmes. /bota.al