Magazine

Çfarë është Sindroma e Medeas, dhe si mund të identifikohet në kohë

Nga Valentina Guglielmo

Wired.it

Lajmi i datës 14 qershor mbi zbulimin e trupit të pajetë të vogëlushes Elena Del Pozzo në një arë 200 metra larg shtëpisë së saj në zonën e Katanias, tronditi mbarë Italinë dhe jo vetëm. Autore e vrasjes ishte nëna e saj 23-vjeçare, e cila në fillim u përpoq të inskenonte një rrëmbim.

Gruaja kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, për shkak të lidhjes së re të ish-bashkëshortit, dhe sidomos në veçanti për marrëdhënien e vajzës së saj me njerkën. Në lidhje me atë që ndodhi, ka nga ata që flasin menjëherë për “Sindromën e Medeas”, duke iu referuar tragjedisë greke, që tregon historinë e një gruaje që pasi braktiset nga i shoqivret fëmijët në shenjë hakmarrje. Por para se ta bëjmë këtë, nevojitet një analizë më e thellë.  E sigurt është se numri i fëmijëve të vrarë vitet e fundit në Itali është i frikshëm.

Nga miti tek Sindroma e Medeas

Termi “Sindroma (ose kompleksi) i Medeas”, u përdor për herë të parë në fundin e viteve 1980 nga psikologu amerikan Xhon Xhejkëbs për të treguar sjelljen e një nëne (në mit, Medea, është vajza e magjistares Circe) e cila synonte të shkatërronte marrëdhëniet midis babai (në mit, Jasoni) dhe fëmijëve, sidomos pas një divorci të dhunshëm.

Ndonjëherë Kompleksi i Medeas, zhvillohet në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe nuk përkthehet në veprime të qarta. Herë të tjera në mënyrë të ndërgjegjshme, dhe me sjellje dhe veprime te dukshme. Ka disa versione të këtij miti. Por ai që krijoi Kompleksin e Medeas,është ai që na ka dhënë Euripidi.

Sipas rrëfimit të tij, Medea inatoset me bashkëshortin e saj Jasonin, që kishte rënë në dashuri me një grua tjetër dhe vendos të hakmerret. Por ajo është aq shumë e verbuar nga urrejtja, saqë e lë mënjanë ndjenjën e saj të mëmësisë, paktin e saj natyror të mbrojtjes me çdo kusht të fëmijëve, duke i vrarë këta të fundit.

Pse këtu mund të përfshihet dhe ngjarja e tmerrshme e Katanias

Në rastin e Katanias, bëhet fjalë për një situatë që të kujton kuadrin psikologjik të mitit:Nëna përfaqëson Medean, ndërsa ish-burri i gruas përfaqëson Jasonin. “Sqarimi i parë i rëndësishëm që dua të bëj, është se në rastin e ngjarjes në Katania, mund të flasim për Sindromën apo Kompleksin e Medeas, por duke mos folur drejtpërdrejt me gruan, këto janë vetëm hipoteza” thotë Michele Mezzanotte, psikolog, psikoterapist, dhe studiues imitologjisë dhe aspekteve psikologjike të lidhura me mitologjinë.

Unë nuk kam dëshirë të them me siguri se ajo që ndodhi i atribuohet kësaj sindrome, por them se mund të jetë dhe duhet vlerësuar  Janë të paktën 3 arsye që më nxitin të hipotetizoj praninë e kësaj sindrome. Aspekti i parë i Kompleksit të Medeas, rrjedh nga vetë etimologjia e emrit, që do të thotë mendjemprehtësi.

Në rastin në fjalë, gruaja tentoi të “bëhej mendjemprehtë”. Pasi vrau të bijën, trilloi historinë e rrëmbimit. Reflektimi i dytë ka të bëjë me xhelozinë, dhe për këtë citoj shprehjen e Jung qëthotë se “xhelozia është mungesë dashurie”. Xhelozia, veçanërisht ajo e Medeas, që i shkakton vuajtje psikologjike akute, është mungesa e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëvedhe çon në një shkatërrim të lidhjeve sociale të dikujt.

Në këtë rast të lidhjes nënë-bijë. Reflektimi i tretë ka të bëjë me zemërimin, sepse vrasja është një akt zemërimi, dhune. Dhe gjithnjë duke hipotetizuar, vëmë se ka pasur një zhvendosje të trefishtë nga pikëpamja psikologjike.

Para së gjithash, gruaja ka përjetuar ndoshta një ndjenjë të madhe zemërimi ndaj vetes për dështimin e martesës së saj. Por në vend që të zemërohej me veten, ajo e zhvendosi zemërimin e saj ndaj burrit të saj, dhe më vonë ndaj partneres të reish-bashkëshortit.

Në fund, zemërimi u transferua dhe ra mbi vajzën.

Nëse do të ishte një Kompleks i pastër i Medeas, hakmarrja do të ishte drejtpërdrejt ndaj burrit të saj. Ndërkohë sipas dëshmisë së vetë gruas vrasëse, atë po e shqetësonte më shumë partnerja e re e ish-bashkëshortit, dhe xhelozia mbi marrëdhënien që kjo e fundit po krijonte me vajzën e saj. Prandaj, ne mund të shohim këtu Kompleksin e Medeas, por jo në një formë të pastër”-thekson eksperti.

Mezzanotte nënvizon se vrasjet e shkaktuara nga Sindroma e Medeas, duket të jenë nëpërgjithësi si të papritura. Por në realitet ka disa shenja psikologjike që sinjalizojnë se diçka nuk shkon. Po ashtu, ka të ngjarë që në këto raste Sindroma e Medeas të shoqërohet me një psikopatologji.

“Filicidet” në Itali

Sipas raportit më të fundit të EURES të vitit 2019, gjatë viteve 20002017 në Itali ka pasur 447 fëmijë viktima të vrasjeve nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Viti më i keq ishte 2014-a, me 39 fëmijë, pra 1 vrasje në çdo 10 ditë. “Të dhënat në lidhje me këtë dukuri janë shumë shqetësuese”- thotë Don Fortunato di Noto, president i shoqatës Meter, e cila që nga viti 1996 është e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në luftën kundër pedofilisë në Itali dhe në botë.

“Gjatë 20 viteve të fundit kemi thuajse 500 fëmijë të vrarë nga prindërit e tyre, dhe kjo shifër alarmante, duhet të na nxisë reflektojmë se si fëmijët janë objekt pushteti për prindërit e tij. Duket sikur prindi ushtron një të drejtë të lashtë të pushtetit mbi jetën apo vdekjen e fëmijës stij.

Nëse mendoj për të gjithë këta fëmijë, dhe pasojat e rënda në familjet e tyre, tek vëllezëritdhe motrat dhe shoqërinë përreth tyre, e kuptoj se janë ngjarje shumë të përhapura. Gjëja mëdramatike që perceptoj është se brenda pak ditësh edhe viktima e fundit, Elena, do të lihet në harresë.

Gjykoj se duhet të pyesim veten, se përse shumë nga sinjalet që shfaqen nga ata që janë autorë të mundshëm të këtyre krimeve të neveritshme, nuk merren ende parasysh. Ne si shoqatë angazhohemi për parandalimin dhe informimin korrekt e të drejtpërdrejtë sa i përket mbi të gjitha respektit për jetën, me një perspektivë të përhershme tolerance dhe ripërpunimi të traumave apo dobësive njerëzore.

Mendoj se ky duhet të jetë prioritet si aspekt edukativ dhe informues në shkolla, famulli dhe shoqata, që përfshijnë fëmijë dhe prindër. Po ashtu është e rëndësishme të bëhen të njohura realitete të tilla si shoqata Meter, që mund të kontaktohen për të raportuar situata të dhunës dhe rrezikut të mundshëm”-thotë ai.

Back to top button