Enciklopedike

Çfarë është sindromi i Stendalit?

Screen Shot 2016-07-26 at 07.51.53Sindromi i Stendalit, është një sëmundje psikosomatike që mund të shfaqet përballë një vepre arti veçanërisht ndjellëse. Ajo manifestohet si një ndjenjë pafuqie, të cilës i shtohen sulmet e panikut, ankthit, rrahjeve të shpejta të zemrës, vështirësisë në frymëmarrje dhe ndjenjës së të fikëtit. Megjithatë në nivelin psikik, Sindromi i Stendalit çon në zhvillimin e një kuptimi të paqartë të ireales, e cila shoqërohet nga një nevojë e papritur për të shkuar në vendin e autorit të veprës dhe folur gjuhën e tij.

Ky fenomen është verifikuar shpesh tek veprat e Karavaxhos dhe Mikelanxhelos, ndërsa sindromin e ka marrë emrin nga shkrimtari francez Stendal. Ishte ky që pasi vizitoi disa vepra arti në Romë, Napoli dhe Firence, përshkroi efektet e kësaj sëmundje psikosomatike. Stendali dëshmoi se gjatë një vizite në bazilikën e Santa Croce në Firence, ai u kap nga një krizë që e detyroi të largohet nga godina, në mënyrë që të mund të merrte veten nga reagimi marramendës që shkaktoi ai vend në shpirtin e tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button