Në të gjithë vendin, amerikanët po dalin në rrugë për të protestuar kundër urdhrave të bllokimit që synojnë të kufizojnë përhapjen e Covid-19. Pse?
Tani SHBA ka mbi 761,000 raste dhe më shumë se 40,000 vdekje, me numërat që vijonë ende të rriten, megjithëse janë shfaqur shenja që shkalla e infeksionit po ngadalësohet në disa shtete.
Disa shtete kanë filluar të lehtësojnë kufizimet me rihapjen e parqeve, plazheve dhe disa bizneseve të vogla, por shumica e SH.B.A.-së mbetet nën urdhrat e izolimit në shtëpi.
Pse po protestojnë?
Ata që dalin në rrugë thonë se masat e rrepta që kufizojnë lëvizjen dhe bizneset po dëmtojnë pa nevojë qytetarët. Protestuesit thonë se masat e qëndrimit në shtëpi të vendosura nga qeveria për të kontrolluar përhapjen e Covid-19 janë një reagim i tepërt.
Disa kanë ardhur edhe me armë zjarri pasi grupet për të drejtat e armëve kanë qenë në mesin e organizatorëve, duke përmendur shkeljet e lirive civile. Disa gjithashtu thonë se mbajtja e këtyre kufizimeve pwr njw kohë të gjatë do të shkaktojë dëme të mëdha dhe afatgjate në ekonomitë lokale.
Ndërsa javën e kaluar, numri i përgjithshëm i kërkesave të papunësisë në vend arriti mbi 22 milion – duke rrëzuar dekada të rritjes konstane të vendeve të punës në SHBA.
Shumë përmendin citmin e Presidentit Trump që kurimi nuk mund të jetë më i keq se vetë sëmundja.
Kush janë protestuesit?
Organizatorët pas këtyre protestave kanë qenë kryesisht aktivistë konservatorë, pro-Trump dhe pro-armëve. Mediat amerikane i kanë përshkruar shumë prej këtyre demonstratave si kujtime t të fushatave të Trump, me parulla dhe bluza pro-Trump.
Shenjat që bëjnë thirrje për liri mbi tiraninë kanë qenë gjithashtu elementët kryesor të këtyre protestave. Guvernatorët janë krahasuar me mbretër ose diktatorë. “Më jep liri ose më jep vdekje.”
Jo të gjithë ata që marrin pjesë janë të lidhur me organizata – shumë prej tyre thjesht janë thjesht të irrituar nga izolimi që bllokon aftësinë e tyre për të siguruar jetesën.
Cfarë ka thënë Trump?
Presidenti Donald Trump dhe Shtëpia e Bardhë kanë shprehur qëndrime në dukje të kundërta për protestat.
Por për protestuesit, zoti Trump tha: “Jeta e tyre u mor prej tyre”. “Këta njerëz e duan vendin tonë, ata duan të kthehen në punë”.
Cili është reagimi?
Ndërsa këto protesta mund të ilustrojnë shqetësimet e disa amerikanëve, veçanërisht të atyre në pjesët rurale të vendit, ato nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm publik. Një studim i Qendrës Kërkimore Pew javën e kaluar zbuloi se 66% e amerikanëve janë të shqetsuar se kufizimet do të hiqen shumë shpejt, në krahasim me 32% të cilët shqetësohen se nuk do të hiqen mjaft shpejt. Për më tepër, sondazhi zbuloi se shumica e vendit – pavarësisht nga përkatësia partiake – beson se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende. / bbc – bota.al