Kinema & TV

Çfarë ishte “Lista gri” e Hollywood-it në vitet 50?

Mes 1947 dhe 1957 të ishe në “Listën e zezë” të Hollywood-it do të thoshte për një kineast jo vetëm ta kishe të pamundur të punoje, por në shumë raste edhe dënim me ostracizmin social, madje disa edhe me burg ose mërgim. Kjo listë i pati rrënjët në triunfin republikan në zgjedhjet e Kongresit të Shtetit Amerikan në 1946. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik kaloi nga një aleat në një armik dhe shpërtheu një histeri antikomuniste që rigjallëroi aktivitetet e quajtura “komitete të aktiviteteve antiamerikane” (HUAC) të krijuar në 1938. Iniciatori i kësaj ishte senatori i njohur, Jeseph McCarthy, i cili edhe pse nuk mori pjesë direkt në seancat e Komitetit i dha jetë të ashtuquajturës “mekarthizëm” për atë periudhë të errët në historinë amerikane dhe në gjuetinë e shtrigave kundër të majtëve, nga e cila u krijua “Lista e zezë”. Pjesa më e vështirë i përkiste të ashtuquajturve “Të dhjetët e Hollywood-it” të dënuar nga Kongresi kur mohuan t’u përgjigjeshin pyetjeve mbi militimin komunist, mes tyre disa të njohur si regjisori Edward Dmytryk apo skenaristi Dalton Trumbo që u burgos. Pati më shumë se 200 njerëz në industrinë e kinemasë që u përfshinë në këtë listë; disa mërguan në Europë (Jules Dassin, Joseph Losey, Lionel Stander ose  vetë Charles Chaplin), të tjerë nuk punuan nëpër filma si shkrimtarja Lillian Hellman, aktori dhe këngëtari zezak Paul Robeson, pati edhe nga ata që u kushtoi jetën nga depresioni, sëmundjet ose vetëvrasjet si John Garfield që pësoi trombozë në moshën 39 vjeçare. Jo vetëm këta, por edhe yje të tjerë të ekranit vetëm se u dyshuan, apo se ishin “udhëtarë jete”,  të majtë, liberalë, progresistë do të bënin pjesë në “Listën gri”.

Mbi këta të fundit nuk ra asnjë akuzë zyrtare, por papritur e gjetën veten pa oferta pune, me rishikime të kontratave etj. Pati edhe nga ata aktorë shumë të njohur si Edward G. Robinson ose Henry Fonda që nuk u shfaqën në ato vite në teatër dhe televizon dhe që rimorën me sukses karrierat e tyre kinematografike kur “dora e kuqe” u zhduk në vitet 1950. Ndoshta rasti më flagrant është ai i aktorit Melvyn Douglas (në të djathë të imazhit). Douglas (1901-1981), i famshëm që në vitet 30, kishte interpretuar “Ninotchka”  bashkë me Greta Garbon dhe shumë komedi romantike, ishte progresist sikurse edhe komunist dhe shumë i lidhur me presidentin Franklin Roosevelt dhe që mbronte me forcë politikat e tij, ashtu si edhe bashkëshortja e vet, Helen Gahagan. Të dy bënë pjesë në Komitetin Antinazist të Hollywood-it si dhe në shumë shoqata të majta dhe kjo nuk e penalizoi në fillim karrierën e tij. Kjo do të ndryshonte kur Gahagan, e shoqja do të prezantohej në Senat si demokrate në 1950 duke u përballur me republikanin Richard Nixon. Ky dhe të tijtë e pagëzuan ‘dama e kuqe” (the pink lady) për butësinë e saj me të kuqtë. Ajo kundërsulmoi  duke e quajtur Nixon-in Tricky Dicky që do ta përndiqte gjithë jetën. E diskretituan dhe më pas iu kthyen të shoqit, i cili e gjeti papritur veten në “Listën gri” dhe pa punë. Ashtu si Fonda edhe Melvyn Douglas iu përkushtua teatrit deri në kthimin e tij triunfues në vitin 1964 kur do të merrte Oskarin e tij si aktori më i mirë në rol dytësor tek “Hud” dhe tjetrin në 1980, një vit para vdekjes, për “Welcome, Mr. Chance”. Një shpërblim dyfish për një padrejtësi të tmerrshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button