NASA vërtet dëshiron të shkojë në Evropë, në njërën prej hënave të Jupiterit, dhe çdokush që di diçka më tepër për ekzobiologjinë e di se pse kjo është kështu. Arsyeja? Uji. Në Tokë, uji është elementi që jep jetë. Kuptohet, këtu janë edhe faktorët tjerë, por uji është pjesa kryesore që nevojitet për lindjen e një jete të re. Të gjitha hulumtimet e njeriut në kërkimin e jetës së jashtme përfshijnë kërkimin për ujë. Atje ku ka ujë, jeta është e mundshme. Në buxhetin e NASA-s për vitin 2016 është marrë parasysh edhe plani për hulumtim të Evropës. Ky mision në Evropë është diçka e re.
Çfarë planifikon të bëjë NASA në Evropë?
Lista e mjeteve të nevojshme na sqaron pak radar për thyerjen e sipërfaqes së ngrirë, spektometër infra i kuq për hulumtimin e sipërfaqes, kamerë topografike për fotografi me rezolucion të lartë.
Sipas të dhënave që i kemi tani, sasia e ujit nën sipërfaqen e kësaj hëne të vogël është rreth 2,3 herë më e madhe se oqeanet këtu në Tokë. Evropa është pak më e vogël se Toka. Kur hëna ka aq shumë ujë, është shumë e mundur që ky ujë është në gjendje agregate të lëngët, dhe atje ku ka ujë të lëngët ka edhe jetë, sipas shkencëtarëve të NASA-s.
Ky mision sigurisht do të zgjasë rreth tre vjet, gjatë të cilëve një fluturake do ta rrethojë hënën. Qëllimi kryesor i misionit është gjetja e jetës në hënën e Jupiterit.
1 minute read