Nga latinishtja, “peccatum” që buron nga “peccare”. Shkelje e një norme, të cilës i atribuohet një origjinë hyjnore: koncepti i mëkatit lidhet gjithnjë e më shumë me mjedisin fetar.
Nëse të gjithë ne, do t’i rrëfenim njëri-tjetrit mëkatet tona, me siguri do të qeshnim për mungesën totale të origjinalitetit.
Khalil Gibran, poet libanez (1883-1931)
Dashuro, dashuro marrëzisht, dashuro sa më shumë që të mundesh, e nëse të thonë që është mëkat, dashuro mëkatin tënd dhe do të jesh i pafajshëm.
William Shakespeare (1564-1616)
Ka një pasion për të ndaluarën, që e bën mëkatin tmerrësisht shumë të dëshirueshëm.
Mark Twain (1835-1910)
“Adam ishte thjeshtë njeri – kjo shpjegon gjithçka. Ai nuk e donte mollën thjeshtë për hir të vetë mollës, e donte sepse ajo ishte e ndaluar. Gabimi ishte që nuk u ndalua gjarpëri; kështu, Adami do të kishte ngrënë gjarpërin”.
Mark Twain (1835-1910)
Janë dy mëkate fillestarë, nga të cilët burojnë gjithë të tjerët: padurimi dhe përtesa.
Franz Kafka (1883-1924)
Do të jesh gjithmonë i kënaqur me mua. Unë përfaqësoj të gjithë mëkatet që t’i nuk pate asnjëherë guximin t’i bësh.
Oscar Wilde (1854-1900) – (“Portreti i Dorian Greit”)
Urre mëkatin, dashuro mëkatuesin.
Mahatma Gandi (1869-1948)
Unë nuk jam shenjt, veç nëse ju mendoni për shenjtin, si një mëkatar që vazhdon të përpiqet.
Nelson Mandela (1918-2013)
Bota.al