Bota

Çfarë mund të shkojë gabim në ndërhyrjen ruse në Siri?

Screen Shot 2015-11-07 at 09.47.23

Nga Mark Galeotti

“Moscow Times”

Luftërat moderne kanë tendencën për të filluar mirë, me lehtësinë mashtruese të një tekno-trilleri. Sulmet e para-planifikuara ajrore, të dizenjuara në kabinën e pilotit në një videokamera; raketat që lëshojnë tym dhe zjarr nëpër një qiell blu. Por ato ndërkaq, kanë prirjen për të degjeneruar shpejt në skenarë kaotikë dhe të paparashikueshëm që favorizojnë dëshpërimin, të paparashikueshmen, rebelët dhe të padukshmen.

Me aventurën e re në Siri, ka gjasa që Kremlini ta gjejë së shpejti veten duke e humbur iniciativën, dhe të përballet me një seri opsionesh të rrezikshme dhe të pakëndshme. Pikërisht, ndërsa po përpiqet dhe sigurojë të tjerët se po lufton kundër Shtetit Islamik dhe rebelëve të tjerë sipas kushteve të veta, Rusia po e kufizon deri më tani veten me bombardimet nga ajri, dhe lëshimin e raketave me rreze të gjatë. Janë trupat siriane, milicitë pro-regjimit dhe luftëtarët e Hezbollahut, ato që aktualisht po përleshen me armikun në terren.

Sikur jeta dhe lufta të ishin aq të thjeshta dhe të lehta për t’u kontrolluar. Para së gjithash, do të ketë aksidente dhe gabime, por edhe zprapsje thjesht të papritura. Një avion mund të bjerë nga qielli kur një zog endacak të gllabërohet nga motori e tij, dhe ngjarja të raportuar në internet si një akt triumfalist i rebelëve. Një komandant sirian mund të dezertojë, ose një njësi e ushtrisë e gjen veten të masakruar aksidentalisht nga bombat ruse, për shkak të të dhënave të dobëta  në terren.

Dhe gjithsesi, ofensiva e qeverisë duket se tashmë është shuar. Më qartë akoma, kjo është epoka e luftës asimetrike, e kërkimit të mënyrave të papritura për të luajtur me forcën tuaj dhe jo armikun. Rusia ka dërguar një batalion të këmbësorisë së marinës në Siri, në mënyrë që të mos ketë nevojë të mbështetet tek trupat lokale për sigurinë e tyre.

Megjithatë, sikurse vetë amerikanët e zbuluan në kurrizin  e tyre, është e pamundur të garantosh sigurinë kundër armiqve të cilët janë të vendosur, plot imagjinatë dhe të gatshëm të vdesin për kauzën e tyre. Tashmë një ushtar ka vdekur në rrethana ende të paqarta, dhe ambasada ruse në Damask është sulmuar. Ky është vetëm fillimi, dhe rebelët do të gjejnë mënyra të reja – ndoshta një sulm vetëvrasës mbi anijet e furnizimit dhe shkarkimit të municioneve në Latakia? – për t’u hakmarrë sipas kushteve të tyre.

Pra, çfarë do të bëjë Moska kur shkëlqimi në fillimbetejë, të shndërrohet papritmas në një telash të madh? Dhe kur të kuptojë se rebelët që kanë luftuar për vite kundër një regjimi, i cili ka patur nën kontroll hapësirën ajrore dhe me një gatishmëri të dukshme për të bombarduar pa dallim të gjithë, nuk ka gjasa të mundet, vetëm për shkak se Moska ka dërguar 30 avionë të rinj?

Ndoshta Moska thjesht po ruan qetësinë, duke e marrë të mirëqenë se në luftë nuk do të ketë humbje dhe aksidente, dhe as shkopinj nën rrota në realizimin e strategjisë së saj. Ironikisht, kjo shpesh është gjëja më e vështirë që çdo qeveri ka për të bërë:Ne dukemi të kushtëzuar të supozojmë, se çdo veprim kërkon një reagim.

Përveç kësaj, ka shumë pak gjasa që ndërhyrja ruse në një periudhë afatgjatë, të mund të ndryshojë tërheqjen e pandalshme të forcave të presidentit sirian Bashar Al-Asad. Pas një pike të caktuar, mbajtja thjesht e pozicioneve mund të mos jetë më një opsion. Pra, a mos Putini do të zgjedhë të reduktojë humbjet e tij kur gjërat të fillojnë e të vështirësohen?

Kjo mund të jetë alternativa më e ndjeshme, por polikisht më e vështira. Duke pasur parasysh se aventura siriane filloi pjesërisht, për të shkëputur vëmendjen nga ngërçi në frontin ukrainas (dhe me gjasë me një tërheqje të graduale) nga Donbasi, sa luftëra se mund të humbasë Putini?

Mjerisht, rezultati më i mundshëm është i njohur, duke dëshmuar sërish se kur fuqitë me një besim të tepruar më vetvete e gjejnë veten të përfshirë në luftëra, të cilat me kokëfortësi refuzojnë të shkojnë në mënyrën se si ata e kishin planifikuar:një shtytje më shumë.

Mendoni për gjeneralët e Luftës së Parë Botërore, që i hidhnin ushtarët kasaphanën që konsumohej në hapësirën e vogël mes dy fronteve, e njiohur si toka e askujt, të bindur se këtë herë një sulm i ngjashëm me të mëparshmit do të thyente linjat e armikut. Apo përshkallëzimin e luftës nga ana e sovjetikëve në vitet e para të luftës në Afganistan, duke dislokuar pak më shumë regjimente dhe shkatërruar disa fshatra që mund të kishin lidhje me rebelët.

Marrëzi, por gjithësesi e njohur dhe më parë, e lindur nga një përzierje e vetëbesimit dhe pasigurisë. Një siguri se fitorja është thjesht në horizont dhe nga frika e pasojave të disfatës. Për një Kremlin të dëshpëruar për t’i treguar si popullit të vet, ashtu edhe botës së jashtme se Rusia është një fuqi e madhe që nuk mund të sfidohet, është e vështirë të shihet se si do ta shmangë këtë rreth vicioz të përshkallëzimit.

Shënim: Mark Galeotti është profesor i çështjeve globale në Universitetin e Nju Jorkut

“Moscow Times” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button