Drejtor i Instutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
Kolokiumi që u mbajt kohët e fundit në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike në Paris, mbi rolin gjeostrategjik të Turqisë trajtoi tema të ndryshme të lidhura me rëndësinë e këtij vendi në rajonin e tij dhe në botë, si dhe marrëdhënien e tij me Francën dhe BE-në
Marrëdhënia midis Francës dhe Turqisë nuk ka qenë gjithmonë të qëndrueshme. Si janë këto marrëdhënie aktualisht ?
Eshtë e vërtetë që marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë njohur ngritje dhe ulje. Gjatë mandatit të Nicolas Sarkozysë ishin në nivelin më të ulët, duke qenë se presidenti qartazi u pozicionua kundër hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian.
Kjo vuri në diskutim marrëdhënien politike, por edhe ekonomike mids dy vendeve tona. Eshtë e vërtetë që Turqia të ketë një të drejtë automatike për të hyrë në BE, por ka mënyra për ta thënë atë dhe për ta kundërshtuar.
Qëndrimi i presidentit Sarkozy në kundërshtimin e tij për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian u përjetua si poshtërues dhe armiqësor. Lidhur me këtë çështje, François Hollande e rimori temën e dialogut me Turqinë duke bërë një udhëtim zyrtar në fillim të vitit 2014, e para vizitë prej 20 vjetësh.
Erdogani vizitoi Francën dy herë si kryeministër, më pas si president. Ka pra një rifillim të dialogut në nivelin më të lartë: përmendim këtu si shembull, marrëdhëniet midis qendrave të analizës, të parashikimit dhe të strategjisë të ministrive të punëve të jashtme franceze dhe turke, e cila pasqyrohet me intensitetin e këtyre marrëdhënieve, që sot janë shumë të mira.
Madje ka konvergjencë në analizat, sidomos për Sirinë ku Turqia dhe Franca janë në të njëjtën fazë, në veçanti për fatin e Bashar al-Assadit. Marrëdhëniet ekonomike zhvillohen gjithashtu, çka është interesante për Francën në strategjinë e saj të diplomacisë ekonomike.
Nuk duhet të harrojmë se Turqia është një vënd me një rritje të lartë ekonomike qysh prej rreth pesëmbëdhjetë vjetësh, që e ka transformuar në mënyrë rrënjësore fizionominë e saj. Turqia është një shtet që konsiderohet ndërmejt vëndeve më të pasura dhe tashmë renditet në vëndin e 17 botëror për GDP. Duhet për rrjedhojë që Franca të respektojë interesat e saj, për të mbajtur me të drejtë marrëdhënie besimi me Turqinë.
A ka Turqia prirje për t’u bërë evropiane?
Po prej kohësh që kjo prirje njihet nga Komuniteti ekonomik evropian dhe më pas dhe nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ka kushte të vëna. Të themi se nuk ka të drejtë për Turqinë të hyjë në Bashkimin Evropian, ashtu siç nuk ka ndalim. Duhet studiuar një kalendar, por gjithashtu kushtet njëkohësisht politike dhe ekonomike. Shihet fare mirë hipokrizia që konsiston për të mos folur për elefantin në dyqanin e procelanit, domethënë karakterin mysliman të vendit.
Sigurisht, nën pretekste të tjera, vlerësojnë se Turqia nuk duhet të hyjë në BE sepse është një vend mysliman. Evropa mbart sigurisht një substrat kulturor kristian, por me të drejtë prurja e Turqisë në këtë çështje do të mund të jetë interesante. Por çfarë mesazhi ne i japim botës kur refuzojmë hyrjen e Turqisë në gjirin e Bashkimit Evropian për faktin e thjeshtë se është vend myslima? Ky do të ishte një sinjal tmerrësisht negativ i një Evrope e cila dëshiron megjithatë të jetë e hapur me botën, duke refuzuar përplasjen e qytetërimeve.
Objektivi strategjik i Francës është që shkohet drejt një fuqie evropiane dhe kjo me Turqinë mund të realizohet më mirë se sa me shtete të tjera të cilët nuk kanë as këtë vullnet, as kapacitetet për ta bërë atë. Nëqoftëse duam një Evropë e cila të jetë një aktor global në marrëdhëniet mdërkombëtare dhe jo vetëm një sportel që paguan një ndihmë për zhvillim, anëtarësimi i Turqisë në BE mund të luajë një rol të thelbësor dhe kjo është në interesin tonë, pra që ajo të jetë e integruar në BE. Sigurisht mbetet për t’u përcaktuar kalendari dhe dihet që integrimi i Turqisë nuk do të bëhet gjatë vitit, por dhe nuk duhet më ta shtyjmë atë për 10 000 vjet. Dhe ende duhet që presidenti Erdogan të ndërpresë rrëshqitjen e tij autoritare.
Turqia akuzohet për mbi shoqërinë civile, shtypin etj. Viti 2015 shënon gjithashtu njëqindvjetorin e genocidit armen. Në këtë kontekst, ju keni përmendur nevojën që t’i besohet shoqërisë civile turke. A mundet ta zhvilloni këtë pikë?
Eshtë e vërtetë që gjithsha nuk është e përsosur, sidomos në raport me tendencat kufizuese vis-à-vis lirive dhe mos njohjes së genocidit armen nga Turqia, për të mos folur për problemin kurd. Megjithatë ne nuk jemi më në epokën ku vendet perëndimore mund t’i tregonin të tjerëve se cila ishte rruga që duhej ndjekur dhe duke i trajtuar ato si popuj të vegjël, ndryshe nga popujt e mëdhenj që ne jemi. Kjo mënyre veprimi nuk është e pranueshme dhe anjëherë nuk ka qenë, madje është kundraproduktive. Ka në të vërtetë një tendencë autoritare të Erdoganit, e cila mund të shpjegohet, midis të tjerash, nga përdorimi i pushtetit apo kundërpesha e suksesit ekonomik. Por t’i besojmë shoqërisë civile turke, e cila është e fortë dhe e cila nuk të len ta drejtosh as dhe ta dhunosh siç e kemi parë gjatë manifestimeve të organizuara në sheshin Taksim në vitin 2013. Më tepër se t’i japim mësim Erdoganit, do të duhet të ndihmohen vëndi për këto çështje, të jemi në kontakt me shoqërinë e saj civile.
Për problematikën e njohjes së genocidit armen, unë mendoj se është në interesin e Turqisë të njohë këtë fakt historik. Ky genocid ka ndodhur dhe është perandoria otomane dhe jo Turqia aktuale e cila mban përgjegjësinë. Nuk mund të projektohet e ardhmja nëqoftëse nuk jemi të vetëdijshëm për të kaluarën. Megjithatë unë nuk mendoj që të jetë Parlamenti francez që të vendosë se çfarë duhet të bëjnë turqit dhe ligjet e miratuara të kujtesës nuk i kanë ndihmuar ata të cilët luftojnë në Turqi për njohjen e genocidit armen. Ka intelektualë, gazetarë, politikanë të rinj turq që vlerësojnë se është e nevojshme dhe në interesin kombëtar njohja e këtij genocidi. Nuk mundet nga jashtë që t’i japim atyre urdhëra që ne nuk i pranojmë për veten tonë.