Në vitin 2006, revista guxoi të ribotonte 12 karikaturat e diskutueshme, mbi profetin Muhamed të gazetës daneze “Jyllands-Posten”
Me një humor therrës dhe nën një frymë rebele, e përjavshmja satirike franceze “Charlie Hedbo”, nuk ka hequr kurrë dorë nga ironia që e kishte në majë të gjuhës, si dhe nga mbrojtja e të drejtave dhe lirive individuale. Duke filluar nga viti 1960, kur revista ende etiketohej në publik si “Hara-Kiri”, ndërsa veten e pagëzonte si “një gazetë idiote dhe te keqe”, ishte përfshirë në beteja e polemika të panumurta.
Në vitin 1970, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Charles De Gaulle, Hebdo tronditi Francën me një kopertinë të titulluar “Bal tragique Colombey”, një mort, një valle tragjike në Colombey (rezidenca e gjeneralit). Një iniciativë që Ministria e Brendshme, e censuroi, si me bllokun e publikimeve, ashtu edhe me heqjen e së drejtës së stafit, drejtuar asokohe nga Francois Cavanna, për të botuar.
Megjithatë, karikaturistët dhe gazetarët nuk u dorëzuan, dhe iu shmangën shpejt censures, duke i dhënë jetë revistës “Charlie Hebdo”, një titull ky i frymëzuar nga i famshmi Charlie Brown i Kikirikëve. E astashuar përgjithësisht pranë rretheve të majta, ndonëse kritike e ashpër me eksponentët zytarë të qendrës së majtë, Hebdo, do të bënte sërish lajm në vitin 1992, me publikimin e një diskutimi forumesh, të titulluar “Guximi intelektual”, dedikuar veprës së Oriana Fallaci-t, “Zemërim dhe krenari”.
Artikulli, bënte fjalë për një “kryqëzatë” të Islamit në perëndim. Fjalë këto, që provokuarn një mori polemikash dhe akuza me përmbajtje raciste. Por kulmi i famës për “Hebdo”, ishte në vitin 2006, kur u bë e njohur për audiencën ndërkombëtare me vendimin, për të ribotuar të 12 karikaturat e diskutueshme të profetit Muhamed, të publikuara më herët nga gazeta daneze “Jyllands-Posten”. Brenda ditës, shitjet u rritën nga 140 në 400 mijë kopje, duke e tërbuar botën islame dhe shtyrë Këshillin Francez të Besimit Mysliman, të kërkojë tërheqjen e kopjeve nga stendat.
I akuzuar për racizëm, drejtori i atëhershëm i revistës, Philippe Val, u shpall i pafajshëm një vit më vonë nga një gjykatë franceze. Beteja kundër tabuve të ekstremizmit islamik, ka vazhduar kohë pas kohe, deri në provokimin e fundit: numri special, dedikuar fitores së islamikëve në Tunizi.
Në kopertinën kryesore qëndronte një imazh, i cilësuar nga myslimanët si sakrilegj, i profetit Muhamed që premton “njëqind goditje kamxhiku, nëse ju nuk vdisni duke qeshur”. “Po, Islami përshtatet me humorin”- shkruanin redaktorët e së përjavshmes satirike, përbri profetit islam me një hundë të kuqe gaztore. Përpara se botimi të mbërrinte në stendat e gazetave, selia e revistës u shkatërrua nga një zjarr i shkaktuar nga hedhja në të e një koktejli ‘Molotov’./il giornale/
a.g./www.bota.al