Seria: Probleme të mëdha ende të pazgjidhura
Origjina e gjuhës (glottogony), është një temë që ka krijuar spekulime të konsiderueshme gjatë gjithë historisë njerëzore. Përdorimi i gjuhës, është një nga tiparet më të spikatura dhe diagnostikuese që e dallojnë Homo Sapiensin nga speciet e tjera. Ndryshe nga e shkruara, gjuha e folur nuk lë gjurmë. Prandaj gjuhëtarët duhet të mbështeten në metoda indirekte, në përpjekjen e tyre për të deshifruar origjinën e gjuhës.
Në një fazë të evolucionit të njeriut, janë krijuar një ose më shumë sisteme të komunikimit verbal nga mjetet proto-gjuhësore ose jo-gjuhësore të komunikimit. Shimpanzetë dhe njerëzit u ndanë nga paraardhësi i përbashkët rreth 6 milionë vjet më parë, një moment kyç për evolucionin gjuhësor. Prej atëherë të gjitha hominidët e tjerë, të cilët mund të kenë dhënë shenja se si është zhvilluar gjuha, u zhdukën. /bota.al