Sipas Teorisë së Relativitetit të Përgjithshëm të Ajnshtajnit, graviteti udhëton me shpejtësinë e dritës. Edhe pse dëshmon se ai është larg nga të qënit i thjeshtë:ndryshe nga drita, graviteti thjesht nuk mund të ndizet dhe fiket, dhe është gjithashtu shumë i dobët. Ndër vite janë bërë përpjekje të ndryshme për të matur shpejtësinë, duke përdorur studimet e fenomeneve astronomike, si kohë-vonesa e dritës teksa kalon nëpër fushen e madhe gravitacionale të Jupiterit.
Ndërsa rezultatet kanë qenë përgjithësisht në përputhje me parashikimin e Ajnshtajnit, ka munguar saktësia e nevojshme për dëshmi bindëse. Tashmë kjo është provuar nga zbulimi i valëve gravitacionale. Analiza e sinjaleve të kapura nga dy instrumente gjigante LIGO në SHBA, ka konfirmuar se graviteti udhëton vërtet nëpër hapësirë me shpejtësinë e dritës./bota.al