Enciklopedike

Cilat qenë efektet negative të kryqëzatave?

Screen Shot 2016-07-01 at 11.18.59Efektet negative të kryqëzatave, përfshinin humbjet e përsëritura të ushtrive të krishtera, vrasjen e të pafajshmëve dhe plaçkitjen e Konstandinopojës. Shkatërrimi i Konstandinopojës i dha fund çdo shprese për riparimin e përçarjes Lindje-Perëndim në gjirin e Krishtërimit, dhe kjo ngjarje e la Perandorinë Bizantine të rrezikuar nga Perandoria Osmane.

Masakrat gjatë Kryqëzatës së Parë ndodhën kur Konti Emiko udhëhoqi një fushatë, që rezultoi në vrasjen e hebrenjve të pafajshëm përgjatë gjithë Reinlandit gjatë Kryqëzatës së Parë të vitit 1096. Kjo shkaktoi marrëdhënie të tendosura ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve. Ushtritë e krishtera therën burra, gra dhe fëmijë gjatë rrugës së tyre për të pushtuar Jeruzalemin.

Ushtritë e krishtera pësuan humbje të shumta në të gjitha kryqëzatat. Për shembull, ushtritë e mbretit Luigji VII të Francës dhe mbretit Konrad III të Gjermanisë, u mundën gjatë Kryqëzatës së Dytë nga ushtritë myslimane në Damask. Kryqtarët që mbanin të pushtuar Jeruzalemin u mposhtën nga sundimtari mysliman Saladin, gjë që shkaktoi nisjen e Kryqëzatës së Tretë. Plaçkitja e Konstandinopojës ndodhi gjatë Kryqëzatës së Katërt.

Papa Inoçenti III rrëzoi Aleksi III nga Bizanti në favor të nipit të tij, që më vonë do të bëhej Aleksi IV. Përpjekja e Aleksit për të imponuar autoritetin romak mbi atë bizantin u prit me rezistencë, dhe ai u vra pak më vonë. Kryqtarët i shpallën luftë Kostandinopojës, çka rezultoi në pushtimin dhe plaçkitjen e qytetit. Kishat u plaçkitën dhe shumë njerëz u vranë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button