Zodiak

Cilat shenja të zodiakut tradhëtojnë në 2019?

Dashi

Kujdes nga Akrepi

Shmangni Akrepin, ata nuk do të hezitojnë për asnjë moment që t’ju tradhtojnë nëse kanë mundësi, mbi të gjitha në nivelin profesional. Ata do t’ju mbajnë të shtrënguar dhe fjala do të mbetet, rri larg prej tyre.

Demi

Luani është armiku juaj

Qëndro larg nga Luani, nuk mund t’i besosh. Në punë, në dashuri apo në miqësi, ata do të bëjnë premtime të pabaza që kurrë nuk do të realizohen. Nëse i zini ngushtë, ata nuk do të humbin një minutë të vetme për të tradhtuar besimin tuaj, mbani sytë dhe veshët e hapur!

Binjakët

Larg nga Bricjapi

Të vëmendshëm ndaj Bricjapit këtë vit, nëse keni në diskutim shitjen ose blerjen e një pasurie të patundshme ose një makine, mos nënshkruani ndonjë kontratë me ta. Ata nuk do të mendojnë dy herë për sjelljen e padrejtë dhe tradhëtimin e besimit tuaj.

Gaforrja

Mos e besoni Peshoren

Nëse jeni çiftuar me Peshoren ose nëse jeni duke punuar me Peshoren, jini tepër të kujdesshëm, sepse nuk do të jetë shenja më e besueshme e vitit 2019, në të vërtetë, ato janë shenjë tepër të pabesë!

Luani

Evitoni Demin

Shmangni Demat sa më shumë që të jetë e mundur, ata do t’ju lënë në baltë kur keni nevojë më së shumti. Nuk mund të mbështetesh tek ta. Është mbi të gjitha në nivelin profesional që mund t’ju tradhtojnë, nëse kërkoni një koleg me të cilin duhet të punoni, mos u afroni me ata që kanë lindur nën shenjën e Demit.

Virgjëresha

Kujdes nga ShigjetariNëse partneri juaj është një Shigjetar ose nëse jeni duke punuar me një Shigjetar, harrojeni atë. Kjo është një shenjë jo e besueshme, e lejon veten të ndikohet shumë nga emocionet. Pabesi, tradhti me gënjeshtra, kjo është ajo që ju pret.

Peshorja

Evitoni Gaforren

Kini kujdes nga Gaforrja këtë vit, sepse mund t’ju tradhtojnë, veçanërisht në familje. Mund të jetë një tradhti e një anëtari të familjes ose në dëm të anëtarit të familjes suaj. Jini vigjilentë!

Akrepi

Mos i besoni Ujorit

Vendosni distancën tuaj me Ujorin para se të jetë tepër vonë. Ata do të kalojnë kohë duke vënë mure mes jush dhe të dashurit tuaj, duke gënjyer njëri-tjetrin dhe duke vënë të gjithë kundër jush. Në dashuri, midis miqve ose në punë, shmangni me çdo kusht ata që lindin nën shenjën e Ujorit.

Shigjetari

Larg nga Demi

Këtë vit është më mirë të shmangni Demat me çdo kusht, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre dhe ata nuk do të hezitojnë t’ju tradhtojnë për ta bërë këtë. Nëse punoni me një Dem, kurrë mos e ulni vigjilencën tuaj.

Bricjapi

Ruhuni nga Dashi

Në dashuri, miqësi, punë ose grindje familjare me Dashin do të jetë rendi i ditës. Dhe përderisa nuk mendoni dy herë për të thënë gjërat ashtu siç janë, moti rrallë do të jetë i qartë mes jush.

Ujori

Sytë hapur me Peshqit

Shmangni të folurit për paratë me një të shenjës së Peshqve, edhe nëse është një mik apo anëtar i familjes. Nuk do të ngurrojë ta tradhtojë besimin tuaj, të gënjejë dhe të rrezikojë stabilitetin tuaj financiar.

Peshqit

Evitoni Binjakët

Super të ndjeshëm dhe bujarë, qëndroni larg nga Binjakët, mos lejoni që ata të fusin hundët në biznesin tuaj ose jetën private. Ata do të bëjnë gjithçka për t’ju vënë kundër njerëzve që kujdesen për ju dhe për të përfituar nga besimi dhe disponueshmëria juaj.

Leave a Reply

Back to top button