Shkence

Cilat zhvillime shkencore do të jenë më të bujshmet për vitin 2015?

Për të dhënë një orientim për vitin e ri, gazetarët e shkencës dhe mjedisit në BBC, vlerësojnë ato që mund të jenë zhvillimet kyçe në shkencë për 2015-ën.

Nga David Shukman, redaktor i faqes shkencore

scienceDy numërime për së mbrapshti, shumë të ndryshme nga njëra tjetra, do të tërheqin më shumë vëmendjen vitin e ardhshëm: afrimi i samitit mbi ndryshimet klimatike në Paris dhe nisja e astronautit të parë britanik drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Zakonisht ju mund të masni progresin ndërkombëtar kundër ngrohjes globale në inç sesa në milje. Tashmë që Kina dhe SHBA-ja, dy emetuesit më të mëdhenj të gazrave karbonikë, kanë rënë dakord mes tyre, për të reduktuar emetimin e gazeve që shkaktojnë efektin serë, OKB-ja shpreson se kjo shtysë e re që mund të çojë, në qoftë se jo në firmosjen e një traktati të ri, së paku tek një marrëveshje më e gjerë, për ndalimin e disa lloj gazrave.
Për të mbajtur të përqëndruar mendjet e presidentëve dhe kryeministrave mbi çështjet e klimës, është vendosur një grafik kohor për vendet, që duhet të zotohen për hapat që do të ndërmarrin, për të ulur nivelin e emetimit të karbonit në atmosferë, gjatë Samitit të Parisit. Optimistët do të nxitojnë të flasin, për perspektivat që do të sjellë ky samit. Por cilido, që ishte dëshmitar i dështimit të samitit të fundit të madh të klimës në Kopenhagen të Danimarkës, në vitin 2009, e gjitha kjo mund t’i duket jo pak cinike.
Ndërkohë, gjatë këtij viti, Tim Peake,do të përfundojë seancat e tij të fundit trajnuese, para se të fillojë misionin e tij historik 6-mujor në hapësirë.
Në dekadat e fundit, programet hapësinore, kanë dështuar të frymëzojnë qeveritë e njëpasnjëshme të Mbretërisë së Bashkuar, por ministrat aktualë janë të ngazëllyer tani, nga rasti për të gjeneruar një profil më të madh, për rritjen e industrisë hapësinore.
Udhëtimi i Timit fillon në Baikonur, bazë nisjeje anijesh kozmike në Rusi,ku ai do të hypë në raketën “Soyuz”, për një udhëtim 6-orësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.Nisja është planifikuar, për të premten e 20 nëntorit të ardhshëm, në orën 9 të mbrëmjes, sipas orës lokale në Londër./bbc/

Fundi Pjeses 1

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button