Është një instrument i zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Standarteve dhe Teknologjisë (NIST) dhe nga Politeknikumi i Torinos. Në brendësi të tij, 10000 atome të iterbiumit (elementi 70 i tabelës se Mend.) lëkunden midis dy gjendjeve energjike me një frekuencë shumë të qëndrueshme, e cila shkakton, në mesatare, që sahati mund të “shtojë” një sekonde vetëm çdo 4,3 miliard vjet. Qëndrueshmëria dhe preçizioni janë të garantuara nga numri i lartë i atomeve të përdorura. Ky sahat kandidon të mundë ata me cezium, të përdorura sot për të përcaktuar zgjatjen e një sekonde, të barabartë me 9.192.631.770 lëkundje të atomit të ceziumit-133. Aplikacionet e instrumentit të ri mund të influencojnë industrinë e GPS, në të cilën sisteme të ndryshme bëjnë garë midis tyre se kush ia del të përcaktojë me preçizionin më të madh vendodhjen e një objekti. /Bota.al
1 minute read