E rritur me 5 cm në gjatësi (për një total prej 399) dhe 4cm më e ulët (totali 148), brezi i tretë i makinës franceze është më i efektshme dhe rinore: rripat plastikë të zinj të sigurisë në pjesën e poshtme të palëve dhe harqe i japin një pamje pak si “crossover”. Tiparet më të shtrenjta ofrojnë Airbump-ët, “jastëkët” mbrojtëse të gomës mbi dyer, të përbashkët me “kushërirën” C4 Cactus, nga e cilat kjo makinë ka marë pjesë të stilit.
Standarde në të gjitha versionet, një telekamerë prapa pasqyrës, për të xhiruar (e më pas shkarkuar në smartphone) pamjet e asaj që po ndodh përtej xhamit. Motorrët: benzinë, tre cilindra 1.0 me 68 CV, 1.2 me 82, dhe 1.2 turbo me 110CV (kjo e fundit me kambio automatike dhe gjashtë marshe); naftë, 1.6 BlueHDi nga 75 deri 95 kuaj. /bota.al