Foto

Çmenduri indiane. Ky tempull është skalitur në një shkëmb gjigand (FOTOGRAFITE)

2Shumë prej nesh i njohin mrekullitë e mëdha të botës së lashtë: Piramida e Gizës, Koloseu i Romës, Muri i Madh Kinez, dhe të tjera. Pavarësisht njohurive tuaja mbi veprat e mëdha të kulturave të lashta të botës, me siguri nuk keni dëgjuar ndonjëherë për Tempullin e Kailashnathit në Maharashtra, Indi.

Ajo që e bën special Tempullin e Kailashnathit është se ai është skalitur nga një shkëmb gjigand. Ata që ekrijuan këtë strukturë të mahnitshme filluan nga maja dhe vazhduan poshtë, duke krijuar një strukturë, aty ku dikur kish qenë një shkëmb. Kjo metodë u mbikëqyr në mënyrë strikte nga një kryearkitekt, dhe rezultati nuk mund të ishte arritur ndryshe.

Tempulli iu dedikua Shivas, dhe u ndërtua mes viteve 756 dhe 774 nga mbreti Krishna I i Rashtrakutës. Dikur ka patur ura prej guri që lidhnin galeritë e skulpturave, por ato janë prishur prej kohës. Baza e tempullit u skalit për të dhënë përshtypjen e skulpturave të elefantëve që mbanin në ajër të gjithë strukturën./Bota.al

Follow my travels online at http://travel.beiske.com
Follow my travels online at http://travel.beiske.com

9 8 7 6 5 4 3 2

Leave a Reply

Back to top button