AnalizaEkonomi

Çmimi i begatisë. A do të ketë Amerika, fatin e perandorive të shembura të së shkuarës?

Jo vetëm vendet e varfëra, por edhe vendet e pasura rrezikojnë që të shpërbëhen, siç u ka ndodhur shumë perandorive në të kaluarën. Janë 5 faktorët e destabilizimit – rënia demografike, tregëtia globale, rritja e borxhit publik, rënia e etikës së punës dhe e patriotizmit – dhe fatkeqësisht, Amerika i regjistron të gjithë

Shumë është shkruar lidhur me vendet e varfëra që shpërbëhen. Merrni një glob, rrotullojeni dhe ndalojeni në Sudanin e Jugut, në Irak dhe në Siri. Megjithatë, edhe vendet e pasura mund të shpërbëhen. Kush prej jush nuk ka njohur ndonjëherë një habsburgas apo një ottoman? E megjithatë, në shekullin e XIX-të, perandoria otomane dhe ajo habsburgase kontrollonin pjesë të mëdha të botës moderne, nga kështjellat e Pragës në ato të Drakulës në Transilvani, nga porti egjiptian në të cilin Aleksandri i Madh themeloi bibliotekën e tij, tek kopshtet e varura të Babilonisë. Këto perandori, si Sparta, Roma apo Venecia e lashtë, nuk ranë për shkak të varfërisë apo të një depresioni të rëndë, por pas periudhash begatie. Shtetet e Bashkuara do të ndjekin fatin e perandorive të zhdukura?

Nga Tod G. Bukholz

“It’s morning in America”: kështu thoshte slogani dehës që shoqëroi fushatën për rizgjedhjen e Presidentit Ronald Reagan në vitin 1984. Posterat publicitarë paraqisnin të ftuarit e një martese, të gatshëm për të hedhur oriz mbi një çift të sapomartuarish, një fatorino i ri që shfletonte një gazetë të sapodalë nga shtypi në një verandë dhe një fshatar që punonte fushën, nën një diell plot shkëlqim. Katër vite më parë, Reagani ishte ulur në Shtëpinë e Bardhë me inflacionin që vërtitej në dy shifra, çmimet e naftës të ngritura në qiell dhe një përqindje papunësie të frikshme, afër 11-përqindëshit. Në vitin 1984, Reagani shpartalloi rivalin e tij Walter Mondale (duke fituar 49 nga 50 shtete) pasi slogani “It’s morning in America” tingëllonte i vërtetë. Amerikanët e papunë gjenin punë, çmimet e naftës uleshin dhe vendi dukej më optimist.

Fundi i perandorive të mëdha: një fat i shënuar? Edhe Presidenti Barack Obama ka trashëguar një ekonomi në gjendje të keqe. Dhe sot, kur flet në mikrofon, mund të mburret për një përqindje papunësie të zbritur në 4.9% dhe një treg burse me shifra rekord. Problem është se pak amerikanë u besojnë lajmeve të mira. 73% e popullsisë amerikane – një përqindje prej vendi të parë – mendon se vendi është “në rrugën e gabuar”. Dhe pothuajse shumica e millennials deklaron se “ëndrra amerikane ka mbaruar”. Më shumë se një “morning in America”, duket se është një “mourning in America”, një moment zije.

Ndjesia është se Shtetet e Bashkuara sot janë më të përçarë. Praktikisht, tregues elementarë si përqindja e papunësisë dhe ecuria e bursës nuk mbajnë parasysh gjendjen reale shëndetësore të vendit, i nënkuptuar si trup politik. Në librin tim të fundit, The price of prospe¬rity, theksoj se kombet janë të ekspozuara ndaj rrezikut të shpërbërjes, sa pas një faze begatie, aq edhe pas një faze depresioni, dhe nxjerr në pah 5 faktorë destabilizimi të vendeve të pasura.

Pesë faktorët e destabilizimit e vendeve të pasura janë…

[real3dflipbook id=”1442″]

Leave a Reply

Back to top button