Uncategorized

Covid-19 lë pa punë 4,5 milion francez

 

Numri i njerëzve që kërkojnë punë në Francë  u rrit në shifra rekord në prill me 22.6 përqind, pasi bllokimi mbarëkombëtar nga koronavirus mbylli sektorët e ekonomisë, treguan të enjten të dhënat e Ministrisë së Punës Franceze.

Numri i njerëzve të regjistruar si punë kërkues kaloi nga 843,000 që ishte në mars në 4575.500, më i larti që nga fillimi i regjistrave në 1996, tha ministria e punës Franceze. Ministria tha që rritja ishte për shkak të një rënie gati 35 përqind të numrit të njerëzve që marrin punë të reja. Të dhënat nuk përfshijnë njerëz që janë futur në programet e ndihmës nga shteti gjatë krizës, për të cilat ministria tha të mërkurën se numëronte gati 13 milion.

Qeveria e Francës e vendosi vendin në mes të marsit nën një nga bllokimet më të rrepta në Evropë dhe vendi po rihapet gradualisht pasi u hoqën kufizimet e para në 11 maj. Në fillim të kësaj jave, agjensia kombëtare e statistikave Insee tha se ekonomia franceze është duke u tkurrur me 20 përqind në tremujorin e dytë nga tre muajt e kaluar, duke shënuar një përkeqësim të mprehtë në recesionin e vendit. Insee tha që ekonomia mund të binte me 8% për tërë vitin 2020 edhe në skenarin më të mirë por të pamundur që aktiviteti të kthehej në nivelet që ishte para krizës deri në korrik.

Në një përpjekje për të ringjallur ekonominë e Francës, Kryeministri Edouard Philippe do të zbulojë të enjten fazën e dytë të daljes graduale të vendit nga bllokimi. Philippe pritet të njoftojë se baret, kafenetë dhe restorantet në pjesën më të madhe të Francës mund të rihapen nga java e ardhshme, megjithëse bizneset në Paris dhe zona të tjera të goditura me rëndë do të duhet të presin më gjatë. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button