Bettino Craxi i dha në fshehtësi të plotë Shteteve të Bashkuara bazën e Sigonella-s për një operacion ushtarak jashtë NATO-s dhe, nga ana e tij, e kritikuar ashpër. E ka bërë të njohur një gjë të tillë një notë konfidenciale e shkruar në pranverën 1986 prej sekretarit të atëhershëm amerikan të Shtetit George Shultz për presidentin Ronald Reagan, dalë nga arkivat sekrete të Departamentit të Shtetit
Washington. Pak muaj pas demostrimit aq të lavdëruar të krenarisë kombëtare në Sigonella (në bazën ushtarake siçiliane, ushtarakët italianë patën refuzuar, me armë në dorë, t’ua lëshonin bazën amerikanëve dhe palestinezëve të përfshirë në rrëmbimin e anijes Achille Lauor), Bettino Craxi i dha në fshehtësi të plotë Shteteve të Bashkuara bazën e Sigonella-s, për një operacion ushtarak jashtë NATO-s dhe, nga ana e tij, i kritikuar ashpër. E ka bërë të njohur një gjë të tillë një notë konfidenciale e shkruar në pranverën 1986 prej sekretarit të atëherëshëm amerikan të Shtetit George Shultz për presidentin Ronald Reagan, dalë nga arkivat sekrete të Departamentit të Shtetit bashkë me një vandak të tërë dokumentash mbi një meeting ekonomik të asaj periudhe.
Raportet me Craxi-n qenë “të shkëlqyeshme”, shpjegonte shënimi, episodi i Achille Lauro-s tashmë ishte bërë “një çështje e së shkuarës” dhe “mbi bazë konfidenciale, Italia kishte lejuar përdorimin e Sigonella-s për operacione mbështetëse në lidhje me ushtrimin e tyre në Gjirin e Sirtes-s”.
Faktet zbresin në marsin e 1986, vigjilja e bombardimit amerikan ndaj rezidencës së Gheddafi-t.
Libia ishte nën akuzën për atentatet e kryera në aeroportet e Romës e Vjenës, ku humbën jetën 20 persona, përfshi pesë amerikanë. Pavarësisht mospranimeve të Tripolit, Reagan-i vendosi sanksione ekonomike kundër Libisë. Prej kohësh koloneli kërcënonte se do të godiste cilindo që do të kalonte të ashtuquajturën “vijë të vdekjes në Gjirin e Sirte-s: ujëra ndërkombëtarë sipas perëndimorëve, ujëra territorialë për libianët. Reagan-i dukej se nuk priste gjë tjetër. Me 22 mars, pa konsultuar as Kongresin, as partnerët evropianë, dërgoi anije dhe avionë në zonën e diskutueshme. Libianët sulmuan dhe Shtetet e Bashkuara ju përgjigjën zjarrit, duke goditur 2 anije libike dhe një bazë raketash.
KUNDËR FORCËS
Ndërsa aksi Londër – Bon duartrokiti demostrimin e forcës, Evropa mesdhetare shprehu dyshime të forta. Në radhë të parë midis kritikëve të operacionit qe Craxi, që në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit tha se nuk ishte dakord me ushtrimet e përsëritura ushtarake në një zone tashmë të tronditur nga tensione të forta që mund të mbronte të drejtën ndërkombëtare. Ushtrimi i forcës, shpjegoi ai, bile do të kishte ndikuar në efektin e minimit të stabilitetit të rajonit dhe forcimit të regjimit të Gheddafi-t midis shteteve arabe. Shihej qartë që lideri socialist nuk dontë “leftë në muret e shtëpisë”. Deri këtu është versioni zyrtar, ai që gjendet në gazetat e kohës. Memorandumi i Shultz-it tregon versionin e fshehtë, me një Craxi që miqëson amerikanët luftues dhe që, pavarësisht nga dyshimet e shprehura publikisht për shpejtësinë dhe mbi elementët e operacionit, u dha atyre dritën jeshile për Sigonella-n. kërkesa e vetme: konfiedncialitetin më të ngushtë.
GJITHMONË BASHKËPUNUES
Craxi qe gjithnjë bashkëpunues dhe i gatshëm, ndoshta për arësye të politikës ë brendëshme dhe të marrëdhënieve me Libinë i është dashur të mbajë qëndrim ndaj operacionit. Megjithatë një gjë e tillë nuk krijoi ndonjë problem dhe ne bëmë atë që ishte për tu bërë: mbajtjen hapur të gjirit, diçka në të cilën si Italia, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara kishin interes të njëjtë.
Kur Shultz-i, të nesërmen e luftimeve zbarkoi në Itali, atij iu shpjegua që kritikat e kryeministrit italian kishin si shkak politikën e brendshme dhe afërsinë gjeografike me Libinë. Pavarësisht, në memorandumin e tij drejtuar Reagan-it, ish-sekretari i Shtetit radhit arsyet për të cilat Craxi mund të kishte dashur që ta falnin për episodin e Achille Lauro-s: synimet e tij që të shihej prej Shteteve të Bashkuara si aleati më i madh në marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit dhe që të futej në grupin e Pesë Vendeve të Industrializuara. Admirali Fulvio Martini, në atë kohë drejtuesi I SISMI-t (Shërbimit Sekret Ushtarak), në një intervistë të dhënë, vazhdon të mbrojë pozicionin zyrtar: “U lajmërova për ardhjen e F111-ave amerikanë, të nisur nga Britania e Madhe dhe zyrtarisht të drejtuara në bazat angleze të Qipros. U furnizuan me karburant në fluturim dhe, në momentin e fundit, u kthyen mbi Libinë. Por e përjashtoj konçesionin e bazave italiane. E pohon një dokument amerikan? Nuk më rezulton një gjë e tillë”. “Htoday”-Bota.al