Motivuese

Dashuria e vërtetë për Zotin shihet në mëshirën, me të cilën duhet t’i trajtojmë të gjithë…

Në Bibël thuhet se zotimi kryesor dhe më i madh që duhet të bësh, është të duash Zotin me gjithë mendjen tënde, shpirtin tënd dhe zemrën tënde. Sapo dikush e bën diçka të tillë, fillon të dojë edhe të tjerët, pasi sheh tek ata të njëjtën shkëndijë të brendshme. Atje ku ka jetë, ka edhe një shkëndijë të shenjtë shpirtërore përbrenda. Ndaj, kur ne e duam Zotin, kur ne e njohim veten tonë, ne fillojmë realisht ta shohim këdo si vëllanë apo si motrën tonë.

Në kapitullin e pestë vargu 18 nga Gita, një udhëheqës shpirtëror në Indi, ka një thënie të bukur: “Pjekuria e vërtetë përkufizohet në këtë mënyrë, si aftësia për të parë çdo qenie njerëzore me vizion të barabartë”. Ne nuk duhet ta shohim barazinë thjesht në nivel social, apo të përpiqemi të krijojmë paqe sociale duke pritur që të ndodhin ndryshime të mëdha. Ne duhet ta identifikojmë dhe ta duam çdo qenie njerëzore duke menduar se, kudo ku ka jetë, ka një pjesëz nga Zoti. Kjo është një marrëdhënie më e fortë dhe më e vërtetë.

Kur dashuria e Zotit gjendet në çdo zemër, testi për ta vërtetuar atë nuk është feja që ne ndjekim, apo ritualet që praktikojmë, apo se sa shumë flasim për besimin. Testi i vërtetë për të vërtetuar dashurinë e Zotit në çdo zemë, është të kuptojmë se sa me mëshirë i trajtojmë ne të tjerët. Pa paragjykime, pa ofendime, por duke qenë instrumenta të mëshirës që ndodhet brenda nesh, në zemrën tonë…

Leave a Reply

Back to top button