“Dy janë gjëra më të mëdha se të gjitha të tjerat në këtë botë”, ka shkruar Rudjard Kipling: “E para është Dashuria dhe e dyta Lufta”. Romanca dhe konflikti kanë qenë gjithmonë të lidhura ngushtë mes tyre. Dashuria mund të provokojë luftë, të paktën duke gjykuar nga shënimet mbi Luftës e Trojës në Mitologjinë greke. Marrëdhëniet mund të përkeqësohen në diçka të ngjashme me një fushëbetejë, siç e portretizon një film i viteve ’80 mbi çështjen e divorcit, “Lufta e Trëndafilave”.
Dashuria dhe lufta janë dy ekstremet e përvojës njerëzore, ku shpesh qëllimi mendohet se nganjëherë i justifikon mjetet. Një një përkthim të fillimshekullit të XVII-të të “Don Kishotit” të Servantesit thuhet: “Dashuria dhe lufta janë e njëjta gjë… Është plotësisht e ligjshme të përdoren mjete dhe manovra për… të arritur përfundimin e dëshiruar”, një thënie që evoluoi në fjalën e urtë, “Çdo gjë është e drejtë në dashuri dhe luftë”…
[real3dflipbook id=”940″] |