Zakonisht mendohet se kur dikush ka një të dashur, gruaja e ligjshme kërkon divorcin apo të paktën përballet drejtpërsëdrejti më burrin për t’i kërkuar t’i japë fund tradhtisë. Megjithatë nuk është kështu në të gjithë botën. Në Kinë femrat nuk janë shumë të gatshme për të kërkuar divorcin, pasi është një proces shumë i shtrenjtë, por edhe për shkak se sjell “çnderim” në aspektin shoqëror.
Dhe kështu ato kanë tendencën për t’u përballur në mënyrë jodirekte me burrin, duke rrezikuar ta vendosin veten në një situatë që rrezikon njëlloj të çojë tek divorci. Kësaj i shtohet fakti se të kesh të një dashur në Kinë është një simbol i segmenteve më të pasura të popullsisë:nuk ka mënyrë për të mirë për të mbajtur një dashnore (ose edhe më mirë më shumë se një) për të treguar pasurinë e tyre. Mund të imagjinohet sesi si gratë e kinezëve të pasur, ndodhen pra në një situatë të vështirë: fatmirësisht për t’i ndihmuar (dhe për të shfrytëzuar këtë treg të ri) kanë lindur shërbimet e “largimit të të dashurave”, të specializuara pikërisht për të bindur të dashurat të ndërpresin lidhjen, pa patur nevojë që gruaja të bisedojë me burrin e saj jobesnik.
Këto kompani e fillojnë me një analizë të plotë të të dashurave:familja, miqtë, arsimi, puna, zakonet, pra kërkohet çdo informacion që mund të jetë i dobishëm për të arritur qëllimin. “Pasi kuptohet cila është natyra dhe motivet e gruas, nëse ajo është në kërkim të parave, dashurisë, apo seksit, ne hartojmë një plan”- shprehet për “Neë York Times” Shu Xin, pronar i njërës nga këto kompani.
Pastaj njëri (ose më shpesh “njëra”) nga punonjësit e kompanisë fillon t’i afrohet të dashurës, duke u regjistruar në të njëjtën palestër, apo filluar të jetojë në të njëjtën godinë, apo në mënyrën më të përshtatshme, duke fituar besimin e saj në funksion të largimit nga i dashuri.
Në të njëjtën kohë, punonjësit e tjerë të kompanisë e këshillojnë gruan e tij ta ndihmojë bashkëshortin, duke qenë më tërheqëse në sytë e burrit të saj. Shkalla e suksesit duket të jetë shumë e lartë:Një kompani e tillë pretendon të ketë një normë suksesi prej 90 përqind të rasteve, edhe pse pranon të marrë përgjegjësinë vetëm për raste të “zgjidhshme”. Ndërkohë çmimi i shërbimit nuk është i lirë:ai fillon nga rreth 300.000 juan, ose rreth 40.000 euro. /bota.al