Motivuese

Dedikuar babait: Babai yt të qortonte kur ktheheshe shumë vonë, por realisht donte të të përqafonte fort

Ai është njeriu që ndonjëherë nuk ka ku të rrijë në shtëpi, sepse kthehet gjithmonë i fundit, dhe vetëm kur plaket e gjen gjithmonë në kolltuk me një gazetë, dhe në ato momente të krijon një ndjesi trishtimi teksa e sheh ashtu të plakur: sepse babai yt është ai burrë që të mësoi të ngasësh një biçikletë, duke e mbajtur ndenjësen nga pas që ti të mos bije. Ai është njeriu për të cilin kujtoheni vetëm në momentet e fundit për të bërë një foto me të në ditëlindjet tuaja dhe nëse harroni t’i uroni ditëlindjen, ai nuk do të zhgënjehet sepse e di që nuk e keni bërë me qëllim.

Dije se ai mashkull, kur të dalësh për herë të parë me një djalë, nuk do të flejë gjithë natën duke pritur kthimin tënd dhe të nesërmen nuk do të të pyesë si shkoi jo sepse nuk i intereson, por sepse ka frikë se e ke gjetur veten mirë me një djalë që nuk ka lidhje me ty, por që ti mund ta duash dhe atij do i duket sikur ai djalë po i “vjedh” dashurinë tënde.

Ai është njeriu që kur gjen një foto të tij në rini, të duket gjithmonë shumë i lezetshëm dhe të vjen keq që nuk e ke takuar në atë moshë, kur ka qenë i çmendur pas nënës tënde. Ai është një burrë që sa herë që del me makinën e tij, shpreson të bjerë shi për të të takuar dhe për të të nxjerrë shëtitje.

Babai yt është ai njeri që të qortonte kur ktheheshe shumë vonë, por përbrenda donte të të përqafonte fort. Ai është njeriu që mund të grindet me këdo gjatë gjithë jetës së tij, por gjithmonë do të dëshirojë të bëjë paqe me ty në një moment, sepse ai është njeriu që do të të dojë ashtu siç nuk ka dashur asnjë dhe asgjë në jetën e tij.

Babai yt është njeriu që kur të martohesh, do të bëjë sakrificën e fundit që i kërkon jeta: të të çojë në altar dhe të të shikojë nga pas teksa të lëshon dorën…

Dhe mbaje mend, e dashur, se nëse ndonjëherë, kur të jesh bërë grua, do të duhet të kalosh një periudhë të vështirë, ku do të ndihesh e vetmuar si kurrë më parë dhe nuk do të gjesh askënd pranë vetes, të duhet thjesht të kthesh kokën për të parë pas teje. Dhe do të gjesh aty vetëm një burrë. Babain tënd.

Back to top button