Psikologji

Dedikuar çdo prindi: “Ajo dorë e vogël nuk do të jetë e njëjta, do të ndryshojë me kohën…”

“Fëmija yt mbush 8 vjeç vetëm një herë, 4 vjeç vetëm një herë, 1 vjeç vetëm një herë, ndërkohë që ti duhet t’i gjendesh pranë në çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë për gjithë të papriturat qëndonjëherë nuk t’i merr mendja. Gjëja që ti nuk di, është se nuk është e vërtetë që mbetesh po i njëjti person. Sepse ndërkohë që fëmijët rriten dhe mësojnë mbi jetën, ti mëson të jesh baba i mirë, mama e mirë, pra mëson mbi një jetë tënden të dytë.

Kjo gjë do të thotë të ndalosh ndonjëherë së jetuari për veten dhe të jetosh për fëmijën tënd; të ndihesh me fat ndërkohë që e sheh fëmijën tënd të të buzëqeshë, edhe pse mund të jesh shumë i lodhur; të luash me tëedhe kur je në stres; ta mbash në krahë ndërkohë që fle, edhe pse ti mund të jesh aq i lodhur sa dëshiron tëflesh pa mbajtur mbi kraharor një peshë shtesë dhe pa pasur një dorë të vogël që të qëndron mbi hundë. E vërteta është se hunda jote do të jetë po e njëjta edhe pas pesë vitesh. Ajo dorë e vogël nuk do të jetë e njëjta, do të ndryshojë me kohën.

Madje edhe dëshira për të fjetur pranë teje do t’i largohet me kohën, dhe ti do të mallkosh çdo ditë që nuk je përkujdesur si duhet për të. Do të mendosh për çdo përkëdhelje që nuk i ke dhënë, ndërkohë që e kishe aq pranë për ta prekur. Dhe kur vëmendja e fëmijës tënd të kalojë mbi një person tjetër, kur ta kuptosh edhe vetë se nuk je më në qendër të vëmendjes së tij/saj, atëherë do të nisësh të jetosh vetëm me kujtimet”. – Matteo Bussola

Back to top button