Motivuese

Dedikuar nënave: “Faleminderit për gjithçka, për peshën që mban dhe për dashurinë që më fal”

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa fjali “të thëna” nga një foshnjë që nga barku i nënës, përgjatë gjithë muajve të shtatzënisë, e deri në ardhjen në jetë. Janë vërtet emocionuese dhe padyshim do t’ju prekin pamasë, sidomos ato që janë bërë nëna dhe e kanë ndjerë shtatzëninë vetë në çdo hap.

Muaji i parë: “Ç’kemi, ma! Jam brenda teje. Zemra ime ka nisur të rrahë në sinkroni me tënden dhe është diçka e mrekullueshme ritmi i zemrës tënde. Është si një nina-nana për mua”.

Muaji i dytë: “Ç’kemi, ma! Jam ende pak centimetra, por të dëgjoj. Arrij ta dëgjoj zërin tënd, të babit, të gjyshërve. Është diçka e bukur t’ju dëgjoj. Ti, mami, më bën të lumtur. Më fal, nëse ndonjëherë të bëj të ndihesh keq. Unë nuk dua por vazhdoj të rritem dhe kam nevojë për hapësirë”.

Muaji i tretë: “Ç’kemi, ma! Tani kam nisur të kuptoj se si funksionojnë lëvizjet. Lëviz këmbët dhe duart. Ti nuk më ndjen sepse jam ende i vogël, por të siguroj se unë të ndiej, e ndiej dashurinë tënde”.

Muaji i katërt: “Po rritëm mirë, apo jo ma? Nuk të jap më aq shumë shqetësime dhe jam i lumtur për këtë gjë, nuk dua të vuash për mua. Përkundrazi, unë çliroj hormone që të bëj të ndihesh mirë, të ndihmoj me aq sa mundem”.

Muaji i pestë: “Ç’kemi, ma! Je në ankth për mua, apo jo? Mos u shqetëso, kam dy duart të vogla, dy këmbë, dy sy të ngjashëm me të tutë. Kam një zemër, 20 gishta, një nga të cilët e thith vazhdimisht. Të paktën mund ta bëj tani, pasi më vonë mund të më thuash se është zakon i keq. Sot do shkosh tek mjeku, apo jo ma? Shumë shpejt do ta mësosh çfarë jam, femër apo mashkull. Unë e di tashmë, por nuk mund të ta them dot, sepse jam paksa i ndrojtur. Ti më thua përherë se kjo gjë nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të jem mirë. Je si një engjëll për mua, mami”.

Muaji i gjashtë: “Ç’kemi, ma! Tani jam në gjëndje të bëj një protestë në barkun tënd. Argëtohem shumë duke luajtur me ty dhe me babin, sidomos kur ju të dy bëni garë se kush arrin ta ndiejë më parë dorën time. Por unë bëj hile, e heq menjëherë dorën apo këmbën, kur të godas”.

Muaji i shtatë: “Mami, e di që je e lodhur, por prapë tregohesh e duruar me mua. Më flet për botën e jashtme, për diellin, për hënën, për shiun dhe retë. Duket e mrekullueshme të jetosh jashtë, pasi ti më flet me gjallëri për botën e jashme. Nuk trembem as kur më flet për gjëra të trishta, sepse e di se do të jesh ti përherë aty për të më mbrojtur”.

Muaji i tetë: “Për pak do dal, mami. Jam me kokën poshtë, por jam mirë. Ndonjëherë shtyj për të dalë, edhe pse e di që nuk është momenti i duhur. Duhet të pres akoma. Faleminderit për gjithçka që bën, për peshën që mban dhe për dashurinë që më fal”.

Muaji i nëntë: “Po vjen momenti të dal, ma. Ndiej emocione të papërshkrueshme. Mezi e pres momentin të të shoh, të të përqafoj dhe të them: “Faleminderit!”. Dua të falenderoj për nëntë muajt e kaluar bashkë kaq ngushtësisht”.

Ma, e di që po të lëndoj, por duhet të dal jashtë. E di që po e ndjen dhimbjen time, por është e vetmja mënyrë që të dal në botën e jashtme.

Ma, ja ku dola. Tani qaj sepse kam lindur, sepse të kam ty dhe qaj për të të falenderuar për këtë jetë”. – Nga interneti, autor anonim.

Back to top button