“Dekalogu Liberal” më poshtë është publikuar fillimisht në nnjë ese të Bertrand Russellit në vitin 1951
- Mos u ndiej absolutisht i sigurtë, për asgjë
- Mos mendo që ia vlen të prodhosh besim duke fshehur provat, pasi është e sigurtë që provat do të dalin në dritë
- Kurrë mos u përpiq të shkurajosh mendimin, sepse është e sigurtë që do të kesh sukses
- Kur has në kundërshti, qoftë edhe brenda familjes tënde, përpiqu ta kapërcesh përmes debatit dhe jo autoritetit, sepse një fitore që varet nga autoriteti, është e pavërtetë dhe e gënjeshërt
- Mos ki respekt për autoritetin e të tjerëve, pasi gjithmonë gjenden autoritete të kundërt
- Mos përdor pushtetin për opinione që i konsideron të dëmshëm, sepse nëse e bën, do të jenë opinionet që do të të shtypin ty
- Mos ki frikë se mos dukesh ekscentrik kur shpreh një opinion, sepse cdo opinion që sot pranohet, dikur ka qenë ekscentrik
- Gjej më shumë kënaqësi tek disidenca inteligjente, se sa tek miratimi pasiv, sepse nëse e cmon inteligjencën ashtu si duhet, atëherë e para do të prodhojë një mirëkuptim më të thellë se sa e dyta
- Qëndroji me skrupulozitet të vërtetës, edhe nëse e vërteta është e pavolitshme, sepse është më e pavolitshme, atëherë kur përpiqesh që ta fshehësh
- Mos ndiej zili për lumturinë e atyre që jetojnë në parajsën e budallenjve, sepse vetëm një budalla do të mendonte që ajo është lumturi.