Analiza

DEKALOGU LIBERAL / Dhjetë urdhëresat e Bertrand Russellit

Screen Shot 2015-11-12 at 00.17.32

“Dekalogu Liberal” më poshtë është publikuar fillimisht në nnjë ese të Bertrand Russellit në vitin 1951

  1. Mos u ndiej absolutisht i sigurtë, për asgjë
  2. Mos mendo që ia vlen të prodhosh besim duke fshehur provat, pasi është e sigurtë që provat do të dalin në dritë
  3. Kurrë mos u përpiq të shkurajosh mendimin, sepse është e sigurtë që do të kesh sukses
  4. Kur has në kundërshti, qoftë edhe brenda familjes tënde, përpiqu ta kapërcesh përmes debatit dhe jo autoritetit, sepse një fitore që varet nga autoriteti, është e pavërtetë dhe e gënjeshërt
  5. Mos ki respekt për autoritetin e të tjerëve, pasi gjithmonë gjenden autoritete të kundërt
  6. Mos përdor pushtetin për opinione që i konsideron të dëmshëm, sepse nëse e bën, do të jenë opinionet që do të të shtypin ty
  7. Mos ki frikë se mos dukesh ekscentrik kur shpreh një opinion, sepse cdo opinion që sot pranohet, dikur ka qenë ekscentrik
  8. Gjej më shumë kënaqësi tek disidenca inteligjente, se sa tek miratimi pasiv, sepse nëse e cmon inteligjencën ashtu si duhet, atëherë e para do të prodhojë një mirëkuptim më të thellë se sa e dyta
  9. Qëndroji me skrupulozitet të vërtetës, edhe nëse e vërteta është e pavolitshme, sepse është më e pavolitshme, atëherë kur përpiqesh që ta fshehësh
  10. Mos ndiej zili për lumturinë e atyre që jetojnë në parajsën e budallenjve, sepse vetëm një budalla do të mendonte që ajo është lumturi.

Leave a Reply

Back to top button