Nga Bruce Feiler
Amerika gjendet në një pikë kthese sa i përket tregut të punës. 70 për qind prej nesh janë të pakënaqur me atë që bëjmë. Dhe treçereku nga ne thonë se planifikojmë që të kërkojmë punë të reja brenda këtij viti. Pra gjithsej 100 milionë amerikanë do të ulen me dikë që e duan dhe do t’i thonë: “Mua nuk më pëlqen ajo që po bëj, ndaj dua të bëj punë që më bën të lumtur”.
Problemi: Shumica e këshillave që marrim rreth punës janë të vjetruara ose të gabuara. Unë i kam kaluar 6 vitet e fundit duke mbledhur qindra histori të amerikanëve që kanë bënë ndryshime të mëdha në jetën e tyre, pikërisht përmes ndryshimit të punës. Më pas i rendita ato në modele dhe mënyra të dobishme, që mund të na ndihmojnë ne të tjerët në librin tim të ri “Kërkimi:Gjetja e një pune kuptimplotë në një botë të fiksuar pas karrierës”. Bazuar tek të dhënat e reja, ja cilat janë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në karrierën tuaj:
- Zgjidhni një karrierë dhe qëndrojini besnikë asaj
Këshilla më mbytëse është që ju keni një karrierë për të filluar. Sigurisht, disa njerëz vendosin një qëllim dhe e arrijnë atë. Por shumë më tepër prej nesh ndryshojnë mendje, rrugët apo profesion. Të dhënat e mia tregojnë se një punëtor mesatar përjeton 20 “tërmete në pune” gjatë jetës së tij, ose 1 në çdo 2 vite e gjysmë.
Një “tërmet në punë” është një moment ndërprerjeje, rivlerësimi ose ri-shpikje e vetes. Gratë i kalojnë këto momente më shpesh sesa burrat; dhe çdo brez i sotëm më shumë se ai i mëparshmi. Ndërsa ky ritëm ndryshimi mund të duket i jashtëzakonshëm, për punëtorët është një dhuratë: Ju nuk jeni të detyruar të merrni një vendim në moshën 22-vjeçare, dhe të qëndroni në atë fushë për pjesën tjetër të jetës. Ju mund të ndryshoni kurs kur të doni, për çfarëdo arsye që dëshironi.
- Ndiqni pasionin tuaj
Sigurisht, këshilla më e zakonshme rreth punës gjatë brezit të fundit ka qenë ndjekja e pasionit. Prandaj vendosni që të merreni me atë që ju sjell gëzim. Problemi: kjo këshillë nuk vlen pothuajse për askënd që është i lumtur në punë, dhe nuk ndihmon thuajse askënd që dëshiron të jetë. Në bisedat e mia me qindra njerëz, i pyesja nëse ndoqën pasionin e tyre. Vetëm 1 në 10 njerëz thanë se ndoqën lumturinë e tyre. Pjesa tjetër thanë se ndoqën një rrugë krejtësisht tjetër. E megjithatë, ata përfunduan të lumtur me zgjedhjen që bënë.
- Injorojeni të kaluarën tuaj
Këshilla tjetër për të cilën bien të gjithë dakord këto kohë, është të vendosni kufij të rreptë midis punës dhe jetës. Por njerëzit më të lumtur bëjnë të kundërtën. Ata e kuptojnë se jeta e tyre është e pandashme nga puna e tyre, përfshirë jetën e tyre përpara se të nisnin të punonin.
Për shekuj me radhë, amerikanët kanë thënë se suksesi ka të bëjë me ngjitjen në karrierë dhe pasurimin. Por gjatë bisedave të mia, unë kam zbuluar se njerëzit më të përmbushur në punë, jo vetëm që ngjiten lart por edhe “gërmojnë”.
Ata kryejnë atë që unë e quaj “auditim kuptimor”, duke përdorur arkeologjinë personale për të zbuluar mësimet rreth punës që kanë mësuar nga familjet e tyre. Këtu mund të ndihmojnë 2 pyetje të thjeshta:Cilat janë anët pozitive dhe negative të punës që mësuat nga prindërit tuaj? Dhe përveç familjes, kush ishin modelet tuaja si fëmijë? Modeli juaj është veçanërisht i rëndësishëm sepse është vendimi juaj i parë mbi punën që do të nisni. Për të dhëna se çfarë do të preferonit të bënit sot, filloni me atë që dëshironit të bënit kur ishit fëmijë.
- Mos i besoni vetes
Një moto absurde po e dominon tregun e punës: Mos i besoni vetes. Për të gjetur punën që ju pëlqen, keni nevojë për një këshilltar karriere, një test aftësie apo një kod personaliteti. Por e kundërta është e vërtetë. Përgjigja është tashmë brenda jush. Dhe gjithçka që duhet është ta zbuloni atë.
I pyeta të gjithë në bisedat e mia: Cilat këshilla ishte më e dobishme në ndryshimin e punës. Dhe treçereku më tha se këshilla e të tjerëve që ata i konsideronin më konstruktive ishte të vazhdonin në drejtimin që tashmë kishin nisur. Ata kishin nevojë të dëgjonin fjalën: “Beso tek vetja”.
- Harrojeni qëllimin tuaj
Këshilla e fundit e keqe që duhet injoruar është se ju duhet të shtypni atë që dëshironi. Puna supozohet të jetë e mjerueshme. Por ndryshimi i normave të punës sot, do të thotë që jo gjithmonë duhet të bëni kompromise. Ju mund ta rishkruani historinë tuaj. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të vendosni se çfarë dëshironi nga puna sot. Jo 10 muaj apo 10 vjet më parë. Por sot. Kur ta bëni këtë do të jeni në rrugën e duhur për të gjetur punën, lumturinë dhe suksesin që meritoni.
Shënim: Bruce Feiler, është autor i shtatë librave bestseller sipas renditjes së New York Times, përfshirë “Jeta është tranzicion”. / bota.al