Psikologji

Të jesh në depresion do të thotë të jesh i verbër, kur të gjithë të thonë se bota është me ngjyra…

 

Disa thënie për depresionin që do të të ndihmojnë pamasë, nëse je duke kaluar në momente të tilla në jetën tënde:

“Të jesh në depresion do të thotë të jesh i verbër, kur të gjithë të thonë se bota është me ngjyra…”.

“Ti nuk je një person i keq, thjesht duke gjykuar për mënyrat që përdore për të vrarë mërzitjen tënde”.

“Të jesh në depresion do të thoë të duash të bërtasësh, të ulërasësh se sa keq je, por që përfundon duke thënë se je mirë”.

“Ajo që njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë, është se depresioni nuk ka të bëjë me mënyrën se si dukesh nga jashtë, por me mënyrën se si je përbrenda”.

“Kur je në depresion, nuk arrin t’i kontrollosh dot mendimet e tua, por ato fillojnë të të kontrollojnë. Do të doja shumë që njerëzit ta kuptonin diçka të tillë”.

“Depresioni është paaftësia për të ndërtuar një të ardhme”.

“Asgjë nuk është më depresionuese se sat ë kesh gjithçka dhe sërish të ndihesh bosh dhe i mërzitur”.

“Brenda çdo personi ka plagë që nuk shfaqen asnjëherë në trup, por që janë më të thella dhe më të dhimbshme, se çdo plagë që kullon gjak në trup”.

“Nëse njeh dikë që po vuan nga depresioni, mos e pyet asnjëherë pse. Depresioni nuk është një përgjigje ndaj një situate të keqe, ndaj së cilës dihet arsyeja pse. Depresioni është si moti, i paparashikueshëm”.

“Depresioni nuk është të ndihesh paksa i mërzitur. Është të ndihesh komplet bosh dhe të mos duash as të jetosh më”.

“Njerëzit më të fortë nuk janë ata që e tregojnë fuqinë e tyre përpara të gjithëve, por ata që fitojnë beteja, për të cilat ne nuk dimë asgjë”.

“Depresioni nuk mund të shpjegohet, është i pamundur të përkufizohet saktë, edhe nëse dy njerëz me depresion takohen dhe flasim për të. Askush nuk di ta shpjegojë atë në mënyrë të saktë, por nëse e arrin ta kuptosh, ai të ndryshon gjithë perspektivën për jetën dhe të rrënon totalisht si person”.

Leave a Reply

Back to top button