Denzel Uashington rikthehet në Broadway. Aktori do të jetë në skenën e teatrit njujorkez për 14 javë, nga 22 marsi 2018 me dramën e Eugene O’Neill “The Iceman Cometh”.
“Jam shumë i emocionuar që rikthehem në Broadway, në këtë spektakël të madh dhe të punoj me George Wolfe”, deklaroi ai për New York Post.
Uashington do të luajë rolin e karizmatikut Hickey, që konsiderohet një prej roleve më impenjues të teatrit amerikan.
Mes aktorëve që e kanë vënë në skenë kanë qenë Jason Robards, James Earl Jones, Kevin Spacey dhe Nathan Lane.
Shfaqja e mëparshme e Uashington në Broadway, në “A raisin in the sun”, në vitin 2014 theu rekordin e teatrit Ethel Barrymore. /Bota.al