Enciklopedike

Deshifrohet harta që udhëhoqi Kolombin?

Screen Shot 2015-07-15 at 18.12.00Vetë harta nuk është e datuar, por ka prova që është krijuar në vitin 1491. Ajo përmend një libër që është publikuar në atë vit dhe Kolombi mund të jetë konsultuar me këtë hartë, përpara udhëtimit të tij të madh. Kur u nis nga Bahamas, mendoi se ishte pranë Japonisë, një gabim ky që shkon me vendndodhjen e Japonisë në hartë, e cila paraqet Azinë, Afrikën dhe Europën, por jo Amerikat. Harta, e realizuar nga një gjerman që punonte në Firence, me emrin Henricus Martellus, është injoruar prej një kohe të gjatë, duke qenë se teksti i saj ishte shuar apo errësuar. Deri sot.

Një analizë e re e saj ka zbuluar qindra emra vendesh dhe 60 rrugëkalime, një vizion i ri i kartografisë së rilindjes. “Bëhet fjalë për një lidhje të munguar në kuptimin tonë për konceptin e botës”, thotë Chet Van Duzer, një historian i pavarur që ka udhëhequr analizën e hartës, aktualisht e pranishme në Librarinë e Yale University. Martellusi u bazua në projektimet e Klaudio Ptolomeut dhe i përditësoi me zbulime më të vonë – duke përfshirë detaje nga udhëtimet e Marko Polos dhe nga udhëtimet e portugezëve përreth Kepit të Shpresës së Mirë.

Harta e famshme e Waldseemuller, që në vitin 1507 paraqiste për herë të parë Amerikat, duket se ka huazuar shumë detaje dhe nocione nga Martellusi. Për të parë shkrimet, studiuesit kanë fotografuar hartën me përmasa 1.8×1.2 metra, me 12 frekuenca drite, nga ultravjollca tek infra të kuqet. Instrtumentat dhe teknikat e përparuara të imazherisë dhe shtresëzimit kanë siguruar qartësinë e nevojshme. /Smithsonian – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button