Motivuese

“Dështimi i vret ëndrrat”. Fjalimi më i bukur për dështimin, të gjithë duhet ta lexojnë…

E ke përjetuar ndonjëherë ndjesinë e të dashurit vërtet të diçkaje, por edhe të ndjerit frikë se mund të mos e arrish dot atë gjë? Të nisësh një projekt dhe të pyesësh veten: “Po sikur të mos funksionojë?”. Mbi gjithë synimet tona qëndron frika e dështimit. Pra, të japësh diçka, më të mirën nga vetja dhe sërish të mos rezultojë e mjaftueshme. Të humbasësh.

Edhe unë i kam përjetuar gjëra të tilla, por kam kuptuar se dështimi nuk është një ngjarje. Dështimi është një ndjesi. Dështimi është një ndjesi që e marrim, kur bëjmë diçka që prisnim të funksiononte në një mënyrë të caktuar dhe që përfundon duke funksionuar në një mënyrë disi ndryshe. Në këtë moment na pushton ndjesia e dështimit. Atëherë nisim të dyshojmë, të frikësohemi se ajo gjë nuk do të funksionojë.

Është ndjesia e dështimit, ajo që i vdet ëndrrat. Vetëm duke mësuar të biem dakord me atë ndjesi, duke e parë dështimin për atë që ai është në të vërtetë, atëherë edhe pjesa e mbetur e rrugës transformohet. Pra, po sikur ta konsiderojmë dështimin si një reagim, si një mënyrë për të mësuar diçka prej tij për ta vënë në punë sërish me qëllim që të triumfojmë herën e dytë?

Ti mund të ndërmarrësh një veprim që mund të mos rezultojë ashtu siç e prisje, por kjo gjë nuk ka lidhje me vlerat e tua si njeri. Të bërit e një gabimi nuk ka lidhje me vlerat e tua. Ti ke vlera dhe je i mjaftueshëm, ashtu siç je. Nëse ti e sheh dështimin si një mundësi për të mësuar dhe i buzëqesh duke shpresuar në një provë tjetër më të mirë, atëherë fillon të hedhësh hapa të vërtetë drejt progresit. Atëherë do të shohësh rezultate për çdo veprim që do të ndërmarrësh dhe do të ndjesh siguri brenda vetes për aftësitë e tua.

Dështimi? Është thjesht një ndjesi. Ti mund ta ndryshosh atë ndjesi në çdo kohë që dëshiron duke e parë atë si një mundësi për të mësuar. Vetëm kështu do të arrish gjërat që dëshiron. Vetëm kështu do të shohësh prapa dhe do të thuash: “Ishte shumë më e lehtë nga sa e mendoja”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button