Thenie

“Dhe kur dëshiron diçka, gjithë universi punon për të ndihmuar që ta arrish atë gjë”

Me më shumë se 65 milion kopje të shitura dhe i përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të huaja, “Alkimisti” mbetet një nga librat më të shitur e më të lexuar në histori. I shkruar në vitin 1988 nga Paulo Coelho, historia ka në qendër një bari të ri në moshë, në kërkim të thesarit të tij. Sipas Coelho, këtë novelë të thellë ai e shkruajti në vetëm 2 javë, duke u shprehur se iu desh pak kohë ta shkruante, përderisa historinë e kishte të shkruar në shpirtin e tij. Gjatë leximit të këtij romani, kam arritur të zgjedh 9 thëniet më të veçanta, me sigurinë më të madhe se edhe juve do t’ju bëjnë përshtypje.

“Dhe kur dëshiron diçka, gjithë universi punon për të ndihmuar që ta arrish atë gjë”.

“”Cila është gënjeshtra më e madhe në botë?”, – pyeti djali i ri.
Burri i moshuar iu përgjigj: “Është kjo: Që në një pikë të caktuar të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin e asaj që na ndodh dhe jeta jonë fillon të kontrollohet prej fatit””.

“Është mundësia e të shndërruarit të një ëndrre në realitet që e bën jetën tonë më interesante”.

“Gjërat më të thjeshta janë gjithashtu edhe më të jashtëzakonshmet, dhe vetëm personat më të zgjuar arrijnë t’i shohin ato”.

“Mos u kërkoni fëmijëve tuaj të përpiqen për një jetë të jashtëzakonshme. Një përpjekje e tillë mund të duket e admirueshme, por është edhe një rrugë drejt marrëzisë. Në vend të kësaj, ndihmojini të gjejnë mrekullinë në një jetë të zakonshme. Tregojuni atyre gëzimin në të shijuarin e domateve, mollëve dhe dardhëve. Tregojuni atyre se si të qajnë kur vdesin kafshët dhe njerëzit. Tregojuni atyre kënaqësinë e pafund në prekjen e një dore. Dhe bëjini të zakonshmet më të gjallëruara për ta. E jashtëzakonshmja do të kujdeset vetë për veten e saj”.

“”Pse na duhet të dëgjojmë zemrat tona?”, – pyeti djali.
“Sepse, kudo ku do të ndodhet zemra jote, aty ke për ta gjetur thesarin tënd”, – iu përgjigj burri i moshuar”.

“Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u realizuar: frika e dështimit”.

“Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim”.

“Unë nuk jetoj as në të shkuarën, as në të ardhmen. Jam i interesuar vetëm tek e tashmja. Nëse përqendrohesh vetëm tek e tashmja, do të jesh një person më i lumtur. Jeta do të jetë si një party për ty, një festival i madh, sepse jeta zhvillohet në momentet që jemi duke jetuar”.

Back to top button