Dritëro Agolli, autori i një sërë poezish të ndjera, ka qenë dhe vazhdon të mbahet si një ndër shkrimtarët më të dashur të popullit shqiptar. Ai ka qenë i shquar për poezitë e tij, por edhe për kritikat e hapura ndaj regjimit komunist. Duke shkruar për popullin e thjeshtë, por edhe për tematika “të prekshme” e tepër aktuale, ai ka fituar në çdo kohë zemrat e lexuesve shqiptarë.
Më poshtë ju kemi sjellë një nga poezitë e tij më të ndjera, kushtuar personit më të dashur. Duke e analizuar në çdo varg, del hapur dhimbja dhe lumturia e Agollit. Dhimbja e madhe që lind nëse personi që dashuron të mos ishte pjesë e kësaj bote (bota do të lëvizte siç lëviz një vagon pa ngrohje), por edhe lumturia e madhe që ai person është pjesë e jetës tënde (sa botën sigurisht të dua, kur jetojmë e vdesim tok të dy).
Dhe sikur
Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.
S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Por sa botën sigurisht të dua,
Kur jetojmë e vdesim tok të dy.