Shkence

Dheu në Mars ngjan me atë në Hauai

mars hauaiDheu i marsit është zbuluar të jetë i ngjashëm me atë të Hauait. Roboti Curiosity dhe instrumenti i tij CheMin kanë zbuluar përbërjen e dheut duke filtruar thërrmija materiali dhe duke i goditur me rreze X – një proces që tregoi se pjesa më e madhe ishte shkëmb basaltik dhe pluhur vullkanik. Ngjashmëria në përbërje me dheun në Hauai tregon se në një pikë marsi ka qenë shumë vullkanik. Duke folur për të dhënat, David Bish, bashkëinvestigues i CheMin tha: “Deri tani, materialet që ka analizuar Curiosity përkojnë me idetë tona fillestare për depozitat, duke rregjistruar një tranzicion në kohë nga një mjedis i lagësht, në një mjedis të thatë. Shkëmbinjtë e lashtë, si konglomeratët, flasin për ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që mineralet në dheun më të ri janë konsistentë me një ndërveprim të kufizuar me ujin”.
Në fazën e ardhshme të procesit, Curiosity do të transferojë mostrën e dheut në suitën e instrumentave Analiza e Mostrave në Mars, ku do të shihet për praninë e materialeve organikë. Shpresohet që kjo të zbulojë nëse ka patur jetë në planetin e kuq.

Leave a Reply

Back to top button