Motivuese

Dhimbjet më të thella na transformojnë, por edhe na forcojnë. Dhe na bëjnë të fitojmë luftërat më të vështira

Flasim për një temë që në vitet e fundit, sigurisht, është përjetuar nga shumë njerëz, të paktën për atë që ka të bëjë me punën, jetën profesionale. Le të flasim për humbjen dhe rrëzimin.

Ajo situatë në të cilën ndihemi përtokë, të shqyer, me një dhimbje që djeg brenda dhe duket e pamundur të kapërcehet.

Momente në të cilat çdo formë sigurie ka humbur, dhe duket se gjithçka e ke kundër.

Në këto momente, të cilat nganjëherë nuk janë të shkurtra, është e nevojshme të dimë se si të kujdesemi për shpirtin tonë, psikikën tonë, në mënyrë që të sigurohemi që të mos bëhemi pengje, në këtë luginë të errët e pa dritë.

Një frazë e bukur thotë “askush nuk mund t’ju bëjë që të ndiheni inferiorë, pa pëlqimin tuaj”. Dhe ky është sekreti i rilindjes.

Megjithëse ju mund të ndjeheni të lënduar, të turpëruar, përtokë, ju kurrë nuk duhet t’i jepni vetes mundësinë që të ndjeheni të humbur, të zeruar, të mundur përfundimisht.

Mposhtjet mund të kenë faza të ndryshme, fytyra të ndryshme që kanë kontribuar, mund të tregojnë histori, përvoja të ndryshme, përtej atyre profesionale.

Një dështim në dashuri, një miqësi tek e cila mbështeteshim dhe që ndërpritet befas… mund të na hedhin diku, në errësirën e pasigurisë. Mund të na lëndojnë thellë, duke thyer shpirtin tonë.

Njerëzit veçanërisht të ndjeshëm jetojnë me thellësi të madhe çdo ndjenjë, çdo emocion negativ ose pozitiv që kanë. Por dhimbja nuk është prerogativa e emocionalitetit më të madh.

Ndonjëherë edhe më të fortët përballen me periudha me një ndjeshmëri më të madhe, me vështirësi në kuptimin dhe duke kapërcimin e një zhgënjimi të fortë, një këputje.

Por të gjithë, pa dallim, si më të ndjeshmit, ashtu edhe më të fortit, mund të kapërcejnë edhe periudhat më të vështira.

Çdo situatë e vështirë mund të kapërcehet, sigurisht duke patur një mbështetje për çështjet me rëndësi parësore dhe duke kuptuar e analizuar në këtë mënyrë, shkaqet ose çka çoi në rrëzim.

Çdo episod i jetës sonë duhet të na mësojë diçka. Nuk ka rëndësi sa i hidhur dhe i vështirë për t’u kapërdirë është mësimi i nxjerrë, rëndësi ka që eksperiencën ta kthesh në thesar, për të qenë më ekspertë dhe të përgatitur nesër.

Ashtu si Feniksi, që nga hiri i vet rikthehet më i fortë, ashtu edhe çdo person duhet të përqafojë veten në momentin e stuhisë dhe të dijë që, me të kaluar furtuna, dielli do të rikthet të shndërrijë më fort.

Pra nuk është gjë e keqe të qash e të të djegë së brendshmi. Në disa drejtime është e dobishme dhe çliruese.

Ajo që nuk duhet harruar asnjëherë është se ka një të nesërme, dhe që kjo ditë e re duhet të na gjejë të përgatitur.

m.e.b.

Leave a Reply

Back to top button