Sport

Dhjetë ndodhi të çuditshme dhe qesharake, nga Olimpiada e parë moderne

Screen Shot 2016-08-20 at 08.58.28

Kur mendojmë për Olimpiadën, shumica prej nesh krijon imazhin e një spektakli miliarda dollarësh, të atletëve profesionistë që konkurrojnë në kulmin e tyre të gjendjes fizike, dhe një botë e tërë që bëhet bashkë për t’i ndjekur. Kjo është Olimpiada sot. Ndërkohë Olimpiada e parë moderne në vitin 1896, qe krejtësisht tjetër gjë.

Në të konkurruan vetëm 14 vende, nuk kishte asnjë atlet profesionist, dhe disa nga pjesëtarët e ekipit olimpik amerikan duhej të kalonin kohën e lirë duke shkruar vetë lajmet mbi lojrat, sepse gazetarët profesionistë nuk mendonin se ishte një ngjarje me vlerë për ta mbuluar vetë. Pavarësisht se u cilësua një sukses për kohën, Olimpiada e vitit 1896 duket sot tejet amatore dhe krejtësisht e çuditshme. (Nga bota.al)

10. Të gjithë morën medaljen e pjesëmarrjes

Shumë atletë modernë do të vrisnin për të patur një medalje olimpike. Edhe nëse kjo do të ishte prej bronzi, ende dëshmon se vetëm dy njerëz në botë mund të jenë më të mirë se ty në sportin që ke zgjedhur të ushtrosh. Të paktën, ky është rasti sot. Në vitin 1896, një medalje bronzi nënkuptonte diçka shumë të ndryshme. Ajo thjesht do të thoshte që ju thjesht ishin pjesëmarrës në Olimpiadë, pra medalja e pjesëmarrjes.

Në përfundim të lojrave, çdo pjesëmarrës mashkull (femra qenë të ndaluara) i jepej një medalje bronxi të dizenjuar nga skulptori belg Godfrid Devrise. Fituesit morën medalje argjendi dhe kurora me degë ulliri, ndërsa atyre që zunë vendin e dytë iu dha medalja e bakrit dhe kurora dafinash. Se pse organizatorët menduan se bakri mund të cilësohej më i mirë se bronzi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigje.

Tabela klasike e medaljeve, me arin për vendin e parë, argjendin për të dytin, dhe bronxin për të tretin do të ndodhte vetëm në lojërat e vitit 1904 në Sent Ljuis të SHBA. Fatmirësisht, në atë aktivitet komiteti organizator kishte hequr dorë nga ideja e medaljeve të pjesëmarrjes.

9. Pjesëtari i vetëm i ekipi australian grushton spektatorin 

Sot atletët olimpikë kalojnë vite të tëra trajnimi për të fituar një medalje, duke e kthyer në fakt jetën e tyre në një prelud për ngjarjen kryesore. Kjo nuk vlente dhe aq në vitin 1896. Asokohe, shumëkush mund të dilte dhe shprehte dëshirën për të marrë pjesë. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me ekipin e Australisë. “Ekipi” mund të jetë paksa një term i sforcuar. Australia u përfaqësua nga një atlet i vetëm:një burrë me mustaqe i quajtur Edvin Flek, i cili qëlloi të ishte në Angli në atë kohë, dhe prej andej udhëtoi në Athinë për të parë lojërat.

Pasi mbërriti në kryqytetit grek vendosi të garojë, duke u rregjistruar me ekipin britanik për dy garat e distancave të shkurtra dhe një ndeshje tenisi dyshe. Përderisa Australia qe një koloni, vetëm më vonë medaljet e Flek në 100 metra dhe 1500 metra vrapim iu shtuan Australisë në numrin e medaljeve. Ai gjithashtu u rregjistrua për maratonën, por nuk kishte vrapruar më herët në distanca të gjata. Kështu, kur papritur e gjeti veten duke vrapuar në të nxehtin përvëlues të verës, pati një bllokim. Pasi u zvarrit për milje të tëra, u shemb në rrugë dhe u ndihmua nga një spektator. Në atë moment, Flek ishte aq në jerm sa që e goditi me grusht djaloshin e ngratë që po e ndihmonte, duke e shembur dhe atë përtokë.

8. Fituesi i hedhjes së diskut nuk e dinte se çfarë ishte ky objekt

Shumica e njerëzve që duan të fitojë një medalje e arrijnë këtë duke  u stërvitur për vite me radhë. Robert Garet nuk qe si shumica e njerëzve. Si atlet amerikan, ai hyri në garën e hedhjes së diskut, pasi nuk e donte asnjë amerikan tjetër. Por kishte vetëm një problem:Garet nuk kishte parë asnjë të tillë më herët, nuk e kishte idenë se çfarë ishte.

Për t’u stërvitur ai i kërkoi një farkëtari amerikan të zonës t’i bënte një të tillë, bazuar në dorëshkrimet e lashta greke. Në atë që mund të ketë qenë një shembull epik i mashtrimeve të shekullit XIX-të, farkëtari ndërtoi një gungë të hekurt që ishte 30 centimetra e gjerë dhe që peshonte plot 14 kg. Ishte e pamundur për t’u hedhur, por Garet gjithësesi u stërvit me të.

Ai shkoi në Athinë i përgatitur për të hedhur një copë hekuri, dhe vetëm kur pa ekipin grek me diskun real kuptoi se sa pisk e kishte punën. Megjithatë, Garet morri pjesë në garë.

Dy hedhjet e tij të para nuk ishin aq shumë të mira, dhe gati sa nuk goditën në kokë spektatorët. Pastaj, ndodhi diçka e papritur:Garet kreu hedhjen e tij të tretë dhe të fundit duke e fituar garën.

7. Jeta e fituesit të Maratonës ishte si një histori kinematografike

Spiridon “Spiros” Ljuis konsiderohet edhe sot si një hero në Greqi. Imazhi i tij nderet në monedhën 2 euroshe, duke pasqyruar mirënjohjen e thellë që një komb ka ende për fituesin e tyre të parë të maratonës. Dhe nuk mund t’i vihet faj. Jeta e Ljuis ishte më e tmerrshmja që mund të ketë patur edhe ndonjë personazh i filmave sportivë të Diznejt. Para Olimpiadës, Ljuis ndihmonte çdo ditë babain e tij për të shpërndarë ujë mineral shtëpive përreth Athinës (e cila në atë kohë nuk kishte rrjet qëndror të furnizimit me ujë).

Ashtu si i mjerë në çdo film, Ljuis hyri në maratonë vetëm për të shijuar talentin e tij natyror të vrapimit. Ai pastaj vazhdoi të vrapojë aq mirë sa që e kaloi vijën e finishit në 2 orë 58 minuta, duke mposhtur çdo garues tjetër. Kur ishte në gjysmë të rrugës, hyri në tavernën e xhaxhait të tij, dhe porositi një gotë verë. E piu atë me nge, dhe u tha gjithë të pranishmëve se do ta fitonte garën, më pas rinisi të vraponte duke u shndërruar në një legjendë të Olimpiadës.

6. Kostot e udhëtimit të atletëve amerikane u paguan nga mamatë e tyre

Sot një vend në ekipin olimpik të SHBA nënkupton shkuarjen në një vend të largët, nënshkrimin e një marrëveshje sponsorizimi, dhe dhënien e një dhomë të veçantë në banesat Olimpike të ndërtuara enkas për aktivitetin. Në vitin 1896, gjërat nuk ishin aq shumë joshëse. Një e treta e ekipit amerikan iu desh të mbështetej financiarisht tek mamatë për të paguar për udhëtimin drejt Athinës.

Sot është e vështirë për ta kuptuar se sa pak interes kishte në SHBA për Olimpiadën e parë moderne. Nuk kishte konkurse dhe as gara kualifikuese. Kriteri i vetëm për të qenë pjesë e ekipit amerikan, ishte aftësia për të shkuar në kohë në Athinë për lojërat. Dy nga atletët, Xhejms Konoli dhe Uilliam Hoit, iu mohua madje edhe leja për të marrë pjesë nga zyrtarët e Harvardit ndaj dhe u detyruan të heqin dorë nga universiteti për të garuar. (Për fat të mirë, të dy fituan në garat e tyre.)

5. Një grua greke mori pjesë forcërisht në maratonë

E mbani mend atë që thamë më lart, se gratë e kishin të ndaluar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të 1896-ës? Rezulton se jo çdo grua në Athinë qe dakord me këtë rregull. Raportet e kohës pretendojnë se një grua e quajtur Melpomeni e mori personale urdhrin e përjashtimit. Ajo shkroi pranë maratonës për të protestuar. Në varësi të versionit që mund të lexoni Melpomenia shfaqet si një spektatore që më pas vrapoi së bashku me burrat, apo që organizoi vetë maratonën e saj të veçantë, dhe kërkoi me ngulm që edhe kjo garë të njihej nga komiteti organizativ.

Versioni i parë përfundon me saj ndalimin e saj për të hyrë në arenën olimpike, dhe në mënyrë sfiduese e përfundoi garën jashtë saj. E dyta, edhe më dëshpëruese pretendon se ajo i kaloi vitet e ardhshme duke iu kërkuar organizatorëve të njihnin garën e saj. Mjerisht të dhënat që u mbajtën për Olimpiadën e parë moderne qenë shpesh shumë të varfëra. Sot, nuk është as e sigurtë nëse Melpomenia ka ekzistuar. Ajo mund të ketë qenë ngatërruar me Stamata Revithin, një grua e varfër e zonës, e cila u përpoq të vrapojë në maratonë për t’u bërë e pasur, dhe që mund ta përfunduar maratonën në një kohë prej 5 orë dhe 30 minutash.

4. Ekipi amerikan mbuloi aksidentalisht princin me tul portokalli

Në vitin 2012, Olimpiada e Londrës u hap në mënyrë spektakolare me Mbretëreshën që u hodh me parashutë nga një helicopter, së bashku me personazhin Xhejms Bond. Greqia e 1896-ës ka qenë një realitet tjetër. Familja mbretërore dhe ekipi amerikan u takuan së bashku dhe kaluan një pasdite të çuditshme, ku amerikanët u përpoqën t’u mësojnë bejsbollin…dhe gati sa nuk shkaktuan një incident të vogël diplomatik.

I etur për të demonstruar bejsbollin, ekipi amerikan i shpjegoi mbretit Konstantin rregullave, duke improvizuar një shkop shkop dhe një portokall si top. Ata qëlluan në drejtim të mbretit të ardhshëm, duke hedhur portokallin mbi të. . . ndërsa panë me tmerr si si fruti  shpërtheu në të gjithë uniformën e tij zyrtare. Fatmirësisht, princi i kurorës e priti me sportivitet dhe qeshi me këtë episod.

3. Askush nuk e beson që atleti kilian mori pjesë në Olimpiadë

Një histori fatkeqe në këto lojëra përfshiu atletin kilian Luis Suberkaso. Pavarësisht se mori pjesë në 3 gara, bota pothuajse e harroi e menjëherë. Edhe sot në vitin 2016 Shoqata Ndërkombëtare e Historianëve Olimpikë pohon se nuk ka patur përfaqësues nga Kili në lojërat e para moderne. Asokohe Suberkaso ndodhej me babain e tij diplomat në Evropë, dhe shkoi në Athinë pa ndonjë interes për lojërat por vetëm për shoqërimin e ekipit francez.

Atje, ai u lejua të konkurrojë në disa gara për francezët, por iu tha në minutën e fundit delegatëve se ishte kilian. Kur babai i tij diplomat e zbuloi se çfarë kishte bërë pa u konsultuar me qeverinë e Kilit, u tërbua nga inati. Suberkaso u detyrua të mbyllë gojën në lidhje me pjesëmarrjen e tij në lojërat olimpike, një detyre kjo e thjeshtë përderisa ai nuk fitoi asnjë garë, dhe kur kishte shumë pak gazetarë që mbulonin aktivitetin. Për rrjedhojë, shumëkush mendon edhe sot se Suberkaso në fakt nuk ka marrë pjesë në gara. Megjithatë, disa të dhëna të dobëta sugjerojnë se ai ndoshta qe pjesë e Olimpiadës, porse emri i tij u shënua si një pjesëmarrës për ekipin francez.

2. Olipiada i hapi rrugë ‘sporteve’ qesharake në lojërat e ardhshme

Lojërat Olimpike përfaqësojnë 28 sporte me 300 gara të ndryshme. Ndërkohë në vitin 1896 pati përfaqësim të 9 sporteve me 43 gara (disa prej të cilave të anuluara në momentin e fundit). Protagonisti i Lojërave Olimpike moderne, Baroni dë Kybertin, me sa duket mendote se ky numër nuk qe i mjaftueshëm. Për të zgjeruar garën në lojërat e mëvonshme, organizatorët paraqitën një numër të çmendur garash të reja. Disa prej tyre qenë krejtësisht qesharake.

Për shembull Lojërat Olimpike të vitit 1900 përfshinë “sporte” si fikja e zjarrit. Edhe pse ‘sporte’ të tilla nuk llogariten më në historikun e Olimpiadës nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sportet e tjera të mëvonshme po.

Në mesin e atyre që fituan medalje olimpike ishin garuesit në skulpturë, pikturë, planifikim urban dhe arkitekturë. Nëse do të ishit edhe ju pjesëmarrës, mund të fitonit edhe një medalje për shkrimin e poezisë më të bukur. Në mënyrë qesharake, një nga poezitë e para që u shpal fituese, mbante autorësine e vetë Baronit dë Kybertin. Ajo titullohej “Himn për sportin”

1. Lojërat e 1896-ës nuk qenë në fakt lojërat e para moderne olimpike

Krahas të qenit një poet i tmerrshëm, Baron de Kybertin qe me sa duket ishte edhe njëfarë hajduti. Ndopnëse e cilësoi ngjarjen e 1896-ës si Olimpiadën e parë moderne, kjo nuk është saktësisht e vërtetë. Në vitin 1850, qyteti i vogël anglez i Uenlokut mikpriti “Lojërat Olimpike”:një seri garash sportive për të cilat në fund u shpërndanë çmime.

Dë Kybertin e vizitoi qytetin në vitin 1890, kur ishte 27-vjeç, dhe vendosi të vjedhë idenë.

Këto dy aktivitete nuk qenë identike. Lojërat në Uenlok ishin të hapura vetëm për ata që banonin përreth, pra nuk kishte shumë njerëz. Ato gjithashtu mbaheshin çdo vit  dhe jo njëherë në 4 vjet. Por ideja themelore për të ringjallur traditën e e lashtë grek, e kishte origjinën pikërisht atje. Pa qenë dëshmitar i këtyre lojërave, dë Kybertin nuk do të kishte themeluar ndonjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe askush në Rio nuk do të angazhohej këtë verë në ndonjë garë tjetër sportive përveç futbollit. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button