Lifestyle

Dhjetë truke psikologjike që mund t’a bëjnë jetën tuaj më të lehtë

Në një moment apo tjetër, komunikimi dhe marrja vesh me njerëzit mund të jetë i vështirë për të gjithë. Pavarësisht nëse lidhet me punën apo kënaqësitë, është e rëndësishme të mësoni këto truke psikologjike, për t’i bërë këto gjëra të funksionojnë shumë më mirë. Ato s’duhen ngatërruar me mënyrat dinake për të manipuluar të tjerë,t me qëllim marrjen e asaj që dëshironi, por vetëm për të përmirësuar komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët.

1. Shiheni në sy personin që keni përballë, kur merrni një përgjigje të pakënaqshme

Ndonjëherë nuk na pëlqen përgjigja që marrim ndaj një pyetje që patëm shtruar, dhe ndonjëherë nuk e kuptojmë këtë. Në vend të përsëritjes sërish të pyetjes, apo bërjes së një pyetje tjetër, shiheni në sy personin që keni përballë. Kjo do ta bëjë këtë të fundit të ndjehet nën presion apo i zënë ngushtë, dhe do ta detyrojë të shtjellojë më tej mendimet e tij.

2. Qëndroni të qetë, kur dikush ngre zërin ndaj jush

Bëni një përpjekje të madhe për të qëndruar i qetë. Kur një poterexhi reagon zakonisht është i inatosur, dhe sjelljet tona nganjëherë mund ta provokojnë atë pa dashje. Ndjenjat e zemërimit zakonisht largohen shpejt, dhe ndenja e fajit do të rëndojë mbi të, dhe si rregull do të jetë ai i pari që do t’iu kërkojë ndjesë.

3. Uluni në afërsi të agresorit për të shmangur sulmin

Nëse po shkoni në një takim, dhe e dini që do të jeni në sallë me një person agresiv, jini gjithashtu të vetëdijshëm se diskutimi mund të bëhet i nxehtë, ose ju mund të jeni subjekt i kritikave negative, prandaj zgjidhni të uleni pranë atij personi. Mund të mos ndiheni rehat, por s’do të jeni i vetmi. Dihet se afërsia bën që njerëzit të mos ndihen komodë, çka do të zvogëlojë nivelin e agresionit që kanë në plan të ushtrojnë.

4. Mbani mend emrat e të gjithëve, nëse doni të jeni popullor

Nëse doni të jeni popullor me shokët dhe kolegët tuaj, kthejeni në një zakon mbajtjen mend të gjithë emrave të tyre të pare, kur bisedoni me ta. Një person ndjehet menjëherë i veçantë kur i thërrisni në emër.

5. Shkruani mendimet tuaja, kur ndjeheni të stresuar apo në ankth

Ne të gjithë mund të ndjejmë një nivel të stresit mendor apo ankthit në një moment të caktuar. Shkruajini mendimet tuaja në një ditar, dhe pastaj mbylleni atë. Besojeni apo jo, do të jeni në gjendje të përqëndroheni më me lehtësi në punën tuaj, pasi keni ndarë tashmë mendimet tuaja me dikë. Kur i ndani ato, atëherë do të ndjeni se barra mbi mendjen tuaj është reduktuar.

6. Jepini vetes pak mundësi zgjedhje, kur s’mund të merrni dot një vendim

Disa njerëz besojnë se është më mirë të kemi më shumë zgjedhje dhe më shumë informacion, dhe në fakt ata preferojnë të kenë më shumë opsione. Megjithatë, të kesh shumë mundësi zgjedhje është diçka paralizuese. Ekzistojnë dëshmi që tregojnë se 4 opsione në një kohë të dhënë, është numri maksimal që mund të shqyrtojmë dhe të arrijmë ende të bëjmë një zgjedhje.

Që të jeni një vendimmarrës efektiv, ju duhet t’i jepni vetes pak opsione në të njëjtën kohë. Kjo do t’iu krijojë kohën e mjaftueshme për të marrë në konsideratë secilin opsion, ndërsa ju jep edhe hapësirën e mjaftueshme ndërmjet shqyrtimit të një seri të re të opsionesh.

7. Qëndrimi drejt mund të rrisë vetëbesimin tuaj

Ky truk psikologjike praktikohet si në punë, ashtu edhe në jetën private. Ai mund të përmirësojë në mënyrë drastike takimin tuaj të jetës, dhe t’iu ndihmojë të ngjiteni lart në përgjegjësi në punën që bëni. Si mund të rrisë vetëbesimin  ky truk do të pyesni ju? Mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes sjelljes tuaj. Nëse i lejoni vetes të kërkoni më shumë hapësirë, ka më shumë të ngjarë të ndjeheni më i sigurtë në vetevete. Kjo i referohet gjuhës së pushtetit.

8. Mënyra e pagabueshme për të fituar në një lojë

Kjo është padyshim intriguese. Kur të jeni gati për të luajtur një lojë shahu, bëjini kundërshtari juaj një pyetje rastsore pak para fillimit të lojës. Kjo zakonisht do ta çoroditë atë, duke e detyruar të bëjë shpesh lëvizje të gabuara.

9. Bëjini njerëzit të ndihen të gatshëm kur u kërkoni ndihmë

Nëse keni nevojë për ndihmën e dikujt, niseni me frazën:”Unë kam nevojë për ndihmën tuaj…”. Njerëzit pëlqejnë të ndjehen të nevojshëm, ndërsa e urrejnë ndjenjën e fajit. Duke e filluar bisedën me atë frazë, keni më shumë gjasa për të marrë ndihmën që ju nevojitet.

10. Ngrohni duart tuaja para se t’i shtrëngoni me të tjerët

A e dini se duart e ftohta janë të lidhura me mosbesimin? Kur të jeni gati për të prekur dikë apo i shtërnguar dorën, sigurohuni që duart tuaja të jenë të ngrohta. Ato stimulojnë një atmosferë miqësore.

Truke të tjera psikologjike:

Nëse ju mendoni se dikujt nuk ia ndjen fare për ju, kërkojini atij apo saj hua lapsin apo stilolapsin.

Nëse ju duket sikur nuk mundeni dot të kujtoni një këngë, provoni të sillni ndërmend fundin e saj.

Nëse keni nevojë për ndihmë për të bartur diçka, provoni të flisni me personin, ndërsa i dorëzoni të mbajë çfarëdo qoftë ajo. Ai me shumë shumë gjasa, as nuk do ta kuptojnë se i keni dhënë diçka dhe thjesht do të pranojë ta bartë atë.

Gjatë hyrjes në një ambjent të caktuar shoqëror, merrni shënim ngjyrën e syve të dikujt. Ju nuk do ta përdorni këtë informacion, ai është i rëndësishëm vetëm sa për t’u patur parasysh. Kjo është një teknikë për të arritur kontaktin optimal me sy. Njerëzit e konsiderojnë këtë një gjest miqësor dhe që ofron siguri. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close