Motivuese

Dijeni se kjo është HAKMARRJA më e mirë, për ata që ju lëndojnë

Kur dikush tjetër të bën keq, mendimi i parë tipik është hakmarrja. Ne mendojmë se duke shkaktuar dhimbje të ngjashme mbi këtë person, do të ndjehemi vetë më mirë. Ndërkohë që kjo mund ta bëjë veten tonë të ndihet më mirë për një kohë të shkurtër, ka shumë të ngjarë që nuk do të jetë në afat të gjatë. Kërkimi i hakmarrjes nuk zhbën sjelljet që na lëndojnë. Thjesht përjetëson ciklin e dhimbjes.

Ne të gjithë kemi dashur të bëjmë një lloj hakmarrjeje për diçka në një moment apo në një tjetër në jetën tonë; ky është një reagim normal, kur na është bërë padrejtësi. Ne të gjithë duam që tjetri apo tjetra të paguajë për atë që na kanë bërë. Por sado gjë e mirë të na duket, nuk duhet në asnjë mënyrë të përshtasim këtë lloj sjelljeje.

Në vend që të fokusohemi tek hakmarrja, është shumë më e dobishme të përpiqemi të bëjmë paqe me këtë çështje. E vetmja mënyrë për të ndalur hakmarrjen është heqja dorë dhe pranimi i situatës. Zëvendësoni ndjenjat e këqija me të menduarit e kundërt. Kjo është mënyra e vetme; ngrihuni mbi të tjerët.

“HAKMARRJA … është si një gur që rrokulliset, që kur njeriu e hedh nga maja e kodrës, i rikthehet atij me një forcë shumë më të madhe, dhe i thyen pikërisht ato kocka që e vunë në lëvizje që në krye të herës”.

Ka një thënie të njohur, “para se të kërkoni hakmarrje, së pari hapni dy varre.” Kur kërkoni hakmarrje, ju lëndoni veten gjithashtu, mbase edhe më shumë. Ju nuk do të ndiheni mirë në lidhje me dëmtimin e dikujt, pavarësisht nëse është i garantuar apo jo. Zemërimi juaj ndaj këtij personi do të rritet vetëm nëse e mbushni mendjen me ide të hakmarrjes. Ne të gjithë marrim lëndime pësojmë padrejtësi, në një pikë të jetës tonë, gjë që është vetëm një fakt i trishtuar i qenieve njerëzore.

Të jetosh mirë, ky është lloji më i mirë i hakmarrjes; t’i tregosh personin tjetër se veprimet e tij nuk ju kanë shfazuar, kjo do ta tërbojë.  Pse të lejoni që dikush tjetër të “jetojë me qira pa pagesë” në kokën tuaj? Nuk ka asnjë arsye për të humbur kohën dhe energjinë tuaj të çmuar, duke u shqetësuar për dikë që nuk ka rëndësi. Ndëshkimi ju kthen tek ajo gjë që ju lëndoi që në krye të herës. Nuk është e denjë për ju. Nëse përqendroheni në hakmarrje, do t’i mbani të freskëta ato plagë, që përndryshe do të ishin shëruar.

“HAKMARRJA më e mirë është të vazhdosh përpara dhe të lësh pas lëndimin. Mos i jep askujt kënaqësinë që të të shohë të vuash”

Ne mund të kontrollojmë veten tonë. Të tjerët nuk i kontrollojmë dot. Duke u angazhuar në këtë lloj sjellje, po planifikoni një shkatërrim afatgjatë të jetës suaj, dhe mjerimi është shoqëruesi juaj konstant. Ju duhet të ecni përpara, të mos përqendroheni në të kaluarën. Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja; hakmarrja e çdo lloji është jashtëzakonisht toksike.

Mos e ulni veten në nivelin e dikujt tjetër, sepse atëherë bëheni po aq të këqij sa ata. Kur njerëzit kërkojnë hakmarrje, ajo tenton t’i konsumojë ato tërësisht. Disa njerëz shkojnë shumë larg dhe është vështirë të kontrollosh veten, një herë që nisesh. Koha është mënyra më e mirë për t’u distancuar nga disa situata.

“Hakmarrja më e madhe është të jetosh mirë dhe të jesh e lumtur. Njerëzit që urrejnë, nuk i durojnë dot njerëzit e lumtur” – KONFUCI.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button