Nga Sarah Hurst
Bota e lirë po e humbet betejën kundër diktaturave, dhe nëse ligji ndërkombëtar ka ende ndonjë lloj kuptimi, vendet demokratike duhet që të veprojnë me vendosmëri në kundërpërgjigje të detyrimit nga Bjellorusia të uljes në Minks të një avioni të linjës “Ryanair”, për të arrestuar një gazetar bjellorus kritik ndaj regjimit.
Të dielën autoritetet bjelloruse urdhëruan avionin që fluturonte nga Athina në Vilniusi që të ulej në Minsk, me justifikimin se kishte një raport për vendosjen e një bombe në bord, dhe një avion luftarak bjellorus e shoqëroi avionin civil deri në uljen e tij të detyruar.
Arsyeja e vërtetë e devijimit ishte arrestimi i themeluesit të kanalit NEXTA në rrjetin social Telegram, Roman Protasevich, 26 vjeç, që është larguar nga Bjellorusia që në vitin 2019 dhe të dashurës së tij, studentes 23-vjeçare ruse Sofia Sapega.
Protasevich është cilësuar nga qeveria Lukashenka si një “terrorist” dhe ishte shpallur në kërkim me akuzën e promovimit të protestave të paautorizuara. Kur avioni u ul në Minskdhe ai u arrestua nga policia, gazetari u tha bashkë–udhëtarëve se mund të përballej me dënimin me vdekje.
Kreu i kompanisë “Ryanair”, Michael O’Leary, e përshkroi situatën me një paqartësi karakteristike:“Ky ishte një rast i rrëmbimit të sponsorizuar nga shteti… një pirateri e sponsorizuar nga shteti. Duket se qëllimi i autoriteteve bjelloruse ishte të arrestonin një gazetar dhe partneren e tij… Ne besojmë se në aeroport ndodheshin gjithashtu disa agjentë të KGB-së bjelloruse”- u shpreh ai për mediat.
Ekziston mundësia që Rusia ose të jetë përfshirë në operacion, ose të paktën të ketë dhënë “bekimin” e saj. Kreu i mërguar i opozitës bjelloruse, Pavel Latushko tha se 6 persona nuk hipën sërish në atë avion, përfshirë 4 shtetas rusë.
Kjo nuk është konfirmuar ende, por mund të tregojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Moskës në këtë incident të rëndë. Gjithashtu, Latushko pretendoi se pilotët e avionit të“Ryanair” u kërcënuar se avioni do të rrëzohej në rast se nuk do të ulej në Minsk.
Një detaj tjetër i pasqaruar deri më tani, është se policia lituaneze ka thënë se nga 126 persona që hipën në avionin e kësaj linje në Athinë,vetëm 121 mbërritën në Vilnius. Pavarësisht nëse Kremlini ishte i përfshirë apo jo drejtpërsëdrejti në atë ngjarje, media shtetërore dhe zyrtarët e Rusisë ishin sigurisht shumë entuziastë për atë që ndodhi.
Kryeredaktorja e “Russia Today”, Margarita Simonyan, shkroi në Twitter se “Batka” (pseudonimi i Lukashenkos) kishte “performuar bukur”. Ndërkohë,Vyacheslav Lysakovdeputet i partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, e vlerësoi si një “operacion special të shkëlqyer”, ndërsa Sergei Goncharov një veteran i forcave speciale ruse Alpha, komentoi: “Kjo është hera e parë që shoh një kombinim të tillë në historinë e shërbimeve të sigurisë”.
Dhe në fakt, kjo nuk është hera e parë që KGB-ja bjelloruse ndjek kundërshtarët e saj jashtë vendit. Ajo dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen me një shpërthim bombe në makinën e tij të gazetarit bjellorus Pavel Sheremet në Kiev në vitin 2016, për të cilën Ukraina nuk ka arritur të dënojë askënd.
Disa kundërshtarë të regjimit në Bjellorusi janë vrarë që kur nisën protestat masive gushtin e vitit të kaluar, kur Lukashenko pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale, por vdekjet e tyre nuk kanë bërë shumë bujë në mediat botërore si incidenti me avionin e “Ryanair”.
Dhe represioni i Lukashenkos nuk po tregon asnjë shenjë zbutjeje. Vetëm disa ditë më parë, më 21 maj, u njoftua vdekja e aktivistit 50-vjeçar Vitold Ashurak. Ai po vuante një dënim me 5 vjet burg për pjesëmarrje në protesta. Po javën e shkuar, zyrat e portalit të pavarur të lajmeve TUT.by në Minsk u bastisën nga policia, uebsajti i tij u bllokua dhe disa gazetarë u arrestuan.
Lajmi i fundit nga Minsku është se një avion i kompanisë “Lufthansa”që po udhëtonte drejt Frankfurtit, është evakuuar sërish nga autoritetet bjelloruse me pretekstin e një tjetër “kërcënim terrorist”. Lukashenko po shton veprimet arbitrare. Çfarë duhet të bëjë Perëndimi në kundërpërgjigje?
Si BE ashtu edhe Britania kanë vendosur tashmë sanksione të shumta financiare ndaj zyrtarëve bjellorusë. Por tani ka një presion në rritje për të bërë akoma më shumë. Ish-ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski deklaroi për BBC se linja ajrore shtetërore bjelloruse“Belavia” duhet të ndalohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane, dhe Lukashenkoduhet të gjykohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Kryesuesit e komisioneve parlamentare të çështjeve të jashtme të disa vendeve, përfshirë Tom Tugendhat të parlamentit britanik, kanë botuar një letër të hapur ku bëjnë thirrje për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe ndalim të të gjitha fluturimeve me këtë vend. “Tirania nuk ka vend në Bjellorusi apo në Evropë. Ajo kërcënon jo vetëm qytetarët e saj, por edhe miliona të tjerë në të gjithë botën”-thanë ata. Një propozim tjetër kreativ erdhi nga presidenti estonez Toomas Hendrik Ilves, që sugjeroi që Federata Ndërkombëtare e Hokejit mbi Akull ta dëbojë Bjellorusinë nga Kampionati Botëror që do të mbahet këtë vit në Riga të Letonisë.
“Ky veprim do ta dëmtonte më shumë se gjithçka diktatorin që e adhuron sportin e hokejit, duke i treguar atij pasojat e menjëhershëm të terrorizmit të tij shtetëror”- shkroi Ilves në Twitter. Vetë BE duhet të dalë me nxitim me një plan konkrete që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë për njerëzit e vuajtur të Bjellorusisë.
Fjalët e bukura nuk janë më të mjaftueshme. Në fakt, shprehjet rutinore të shqetësimit të thellë, janë tani meme më të cilat bëhet shaka në mediat sociale. Edhe Britania duhet të mbajëpremtimet e saj, duke koordinuar veprimet me aleatët dhe për të treguar se ka një politikë të fuqishme sanksionesh edhe pas Brexit.
Ndalimi i propozuar ndaj“Belavia” dhe ndalimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë nga të gjitha aktivitetet sportive ndërkombëtare, përfshirë Olimpiadën e Tokios, do të ishte një fillim i mbarë. Vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Lituanisë, dhe t’u sigurojnë të gjithë ndihmën e mundshme gazetarëve dhe aktivistëve bjellorusë të cilët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre. Tani për tani, askush në Evropë nuk mund të ndihet i sigurt nga KGB-ja. / “CapX”